Të paktën 40 biznesmenë, disa prej të cilëve figura të krimit të organizuar, dhe ‘ustallesha’ e tenderave në krye të Operatorit të Blerjeve të Përqëndruara Arlinda Pogaj janë përfshirë në një skemë të shumfishtë korrupsioni me tendera, ku sekser dyshohet se është bashkëshorti i Pogajt, Edigen Pogaj, i cili punon si jurist tek Lush Osmani i kompanisë Shpresa-AL. Edigen Pogaj takohet fshehurazi dhe sistematikisht me pronar kompanish, finalizon pazaret duke ndarë përqindjet, ndërsa bashkëshortja e tij firmos tenderat në bazë të pazarit të arritur në tavolinë.
Ndërlidhja mes Edigen Pogajt dhe pronarëve të kompanive që fitojnë tendera me oferta fituese sa fondi limit, mundësohet përmes njerëzve të besuar nga të dy palët, por edhe drejtëpërdrejt përmes numrave të huaj të telefonave. Takimet bëhen në vende të fshehta, ndërsa numrat kontaktit dhe telefonat i ndryshojnë herë pas here nga frika e SPAK-ut dhe BKH-së.
Paratë e korrupsionit lëvizin dhe shkëmbehen përmes personave të tretë, shoferëve dhe personave të tjerë të besueshëm. Paratë e korrupsionit me tendera çifti Pogaj dyshohet se i investon në pasuri të paluajtshme kamufluar në emra të njerëzve të afërt, ndërsa një pjesë të parave dyshohet se i kanë fshehur dhe i qarkullojnë nëpër kompani private.
Ftojmë BKH-në të monitorojë me metoda speciale burrin e Arlinda Pogajt, lëvizjet e tij dhe sekserëve të tjerë, të monitorojë çetën e biznesmenëve që u jep tenderat e mëdhenj Arlinda Pogaj, lëvizjet në llogaritë bankare, pasuritë e fshehura dhe sidomos shkëmbimin e parave apo intetesave.
Me pazar në tavolinë, oferta fituese sa fondi limit dhe shpesherë me dokumente false, Arlinda Pogaj ka firomosur tendera të dyshuar korruptivë për; bosin e prostitucionit Lefter Lamaj, trafikantin Gëzim Salillarin i njohur si Gëzimi i Kashtës, mashtruesin Nadir Çausholli, Behar Çukaj, Safet Gjici, Eral Myftaraj, Jetmir Pepa, Klod Allajbeu, Elgert Laskaj, Janis Karathano, Merita Sheqi, Artur Kadareja, Orion Struga, Lulzim Qefalia, Argita Bojaxhiu, Aqif Hoxha, Shkëlqim Verdha, Shpresa Joanidhi, Engjëll Hoxha, Hervin Fora, Orjada Jaho, Ermal Rizaj, Albert Metani, Rasim Hamzaraj, Ilir Shehu, Fredi Marra, Florjan Muha, Besnik Çullhaj, Gentian Kreka, Shaqir Alcani, Gentiana Peshkatari, Ardian Sulollari, Agim Kajmaku, Piro Zoga, Xani Zoga, Jemin Toto etj.
Disa prej përfituesve janë dënuar për trafik droge, prostitucion, krim të organizuar, korrupsion, pastrim parash dhe falsifikim dokumentesh, ndërsa rreth 20 janë pjesë e dosjeve të SPAK-ut për korrupsion me tenderat publikë.