Mbyllet “Foleja” e prostitucionit në Tiranë, arrestohen një kineze dhe një vietnameze

Kronike

Publikuar: 06/05/2026

Mbyllet “Foleja” e prostitucionit në Tiranë, arrestohen një kineze dhe një vietnameze

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 finalizuan operacionet e koduara:

“Netëork”, gjatë të cilit u arrestua shtetasja vietnameze, P. Th., 33 vjeçe, pasi dyshohet se në rrugën “Mine Peza”, kishte marrë një apartament, me qira ditore, për të ushtruar prostitucion;

-“Foleja 7”, gjatë të cilit u arrestua shtetasja kineze, Y. Ë, 43 vjeçe, pasi dyshohet se ushtronte prostitucion, në një apartament të marrë me qira, në Rrugën e Durrësit. Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, nisi procedimi në gjendje të lirë për një shtetas, përfitues nga kjo veprimtari e kundërligjshme.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.