Korreshi: Me nderr jush… edhe unë kam bërë një kërkesë për interpelancë

Politikë

Publikuar: 23/04/2026

Korreshi: Me nderr jush… edhe unë kam bërë një kërkesë për interpelancë

E nisi kështu fjalimin e tij deputeti Saimir Koreshi edhe këtë të enjte në seancën parlamentare. Me këmbëngulje, ai riktheu në vëmendje kërkesën e tij për një interpelancë me ministren e Shëndetësisë.

Tashmë është bërë pothuajse rutinë që deputeti i Lushnjës të flasë me zhargonin e tij karakteristik në sallën e Kuvendit, duke shkaktuar herë pas here të qeshura në radhët e deputetëve.

“Ne fshatarëve nuk na vjen asnjëherë radha… Mbaj mend në kohën e qoftë largut, shkoja për vajguri dhe, sa më vinte radha, kishte mbaruar… Kështu po më ndodh edhe me interpelancën që kam kërkuar me ministren e Shëndetësisë. Ju lutem, merrni masa, se kam dy muaj që kam bërë kërkesë për interpelancë me ministren e Shëndetësisë.”