Ish zyrtari i PD-së me vilë në Palasë, Elvi Fundi, i cili shfaqet si gazetar kur PD-ja është në opozitë, gjatë seancës së radhës në Gjykatën Penale të Tiranës ka kërkuar pajtim me kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj, i cili e ka paditur Fundon për shpifje. Veliaj i ka kërkuar gjykatës të shpallë fajtor Elvi Fundon, i njohur si Vesho Mallisti, për shpifje të përsëritur përmes ‘zorrës’ së tij psikike-mediatike CNA.

(Vila e Elvi Fundos me para gjobash në Green Coast dhe makina luksoze)
Avokatja e Fundos allias Vesho Mallistit, i skeduar si themeluesi i gjobëvënies në Shqipëri, me qëllim tërheqjen e padisë penale, ka kërkuar pajtimin mes palëve, duke pranuar në këtë mënyrë se akuzat e artikuluara në adresë të kryebashkiakut të Tiranës janë të pabaza dhe se ekzistojnë vetëm në kokën e Fundos, i shndërruar në zëdhënës i Ols Dados. Propozimi për pajtim i avokates së Elvi Fundos është refuzuar kategorikisht nga avokati i Veliajt, duke i qëndruar kërkesës drejtuar gjykatës për të certifikuar Vesho Mallistin si shpifës serial dhe të sëmurë.

Pas refuzimit të përfaqësuesit ligjor të Veliajt për t’u pajtuar, Vesho Mallisti ka vijuar me shpifje dhe gënjeshtra, duke shkruar në teneqen e tij mediatike sikur Erion Veliaj ka kërkuar pajtim në gjykatë dhe se ai nuk ka pranuar. Madje për t’i dhënë peshë gënjeshtrës, përmes një postimi në Facebook, zëdhënësi i Ols Dados ka ‘sqaruar’ arsyet dhe rrethanat se pse nuk ‘pranoi faljen’ e Veliajt!

Për disa vite, Erion Veliaj, i jepte Elvi Fundos nga 700 euro në muaj, përmes kompanisë së reklamave Gogel, me aksioner Arbër Veliajn, vëllai i kryebashkiakut. Gjatë kohës kur merrte çdo muaj nga 700 euro nga vëllai i Veliajt, Fundo i lëpihej Veliajt ashtu siç i seriviloset me portalin e tij periferik dhe televizionin dhomë e kuzhinë çdo politikani apo biznesmeni që e paguan.

(Dokumenti nga Tatimet që tregon se Fundo merrte pagesë mujore nga Veliaj)
Ashtu si Ols Dado që i kërkoi leje për shtesë pallati, edhe Fundo i kërkoi Veliajt një leje për pallat në Kopshti Zoologjik, i cili do të ndërtohej nga biznesmeni Ben Rreli, një nga financuesit e Vesho Mallistit. Veliaj refuzoi kërkesën e Fundos pasi në Kopshtin Zoologjik nuk lejohej ndërtimi. “Secili prej analistëve, ka kërkuar diçka në Bashkinë e Tiranës. E di ai çfarë ka kërkuar Ben Reli për atë portalin që nuk jepet leje në Kopshtin Zoologjik“, deklaroi Veliaj në prill 2024.

(Elvi Fundo para dhe pas shkurtimit të njërit vesh me para gjobash)
Pas refuzimit të kërkesës së paligjshme, Elvi Fundo kaloi nga llaporja në akuza me natyrë shpifëse ndaj Veliajt. Nisur nga shpifjet e përditshme përmes portalit CNA, duket se kjo fushatë ndikoi që vëllai i Veliajt të ndërpriste edhe pagesën mujore prej 700 eurosh ndaj Fudos. Pas ndërprerjes së pagesës, Vesho Mallisti intensifikoi sharjet dhe shpifjet ndaj Veliaj, ndërsa u kthye në zëdhënës dhe kronikan i Belo Këlliçit gjatë betejës së tij për Bashkinë e Tiranë, ku humbi me 60 mijë vota përballë Veliajt.

Në pamundësi për t’a rrëzuar Veliaj me votë përmes personazhit qesharak Belo Këlliçi si kandidat në zgjedhje, u operua me skenarin tjetër, me kallëzuesit e rremë Nesti Angoni dhe Nasta Pëllumbi, si një personazhi me cen dhe të shantazhueshëm si noteri Ols Dado, i emëruar prokuror pa plotësuar kriteret nga mikesha e tij Ina Rama, më pas u katapultua në SPAK me rekomandim, pikërisht për t’a përdorur si Gomarin e Babatasit, me zëdhënës Vesho Mallistin.
Fundo në dosjen e ARRSH-së
Spiun në tre breza, me vilë 2 milionë euro në Palasë me para gjobash dhe biznese të kamufluara fotovoltaike, Elvi Fundo del edhe në komunikimet mes zv/kryeministres Belinda Balluku dhe ish kreut të ARRSH-së Elvis Berberi, duke shantazhuar me porosi zyrtarë publikë dhe pronarë mediash. Gjatë kohës kur mutacioni mediatiko-politik Elvi Fundo bënte lajme me porosi të segmenteve qeveritare, administratori i tij, Xhovani Shyti shqyente zarfe me euro në zyrat e portalit periferik CNA dhe të televizionit mediokër dhomë e kuzhinë.

(Administratori i Elvi Fundos duke ndarë zarfe me para në zyrë)
Saga me bëmat tij është gati e pabesueshme që nga shkurtimi dhe palosja e veshëve me para gjobash, gjobat që ka vendosur kur ishte këshilltar i Ridvan Bodes në Ministrinë e Financave, si i vuri gjobë një prifti që kishte rritur në prehër, si vuri gjobë 50 mijë euro një botuesi, gjobat ndaj funksionarëve publikë, biznesmenëve, disa kompanive etj.
Evidenca, dokumente, video, audio, foto dhe dëshmi të shumta e vizatojnë Elvi Fundon gjobëvënësin më të madh në Shqipëri. Vila në Palasë, makina luksoze, shpenzimet në Gjermani, karteli i kompanive që kamuflojnë flukse parash dhe emri i tij nëpër dosjet e SPAK-ut janë vetëm disa nga reflektimet e mallistit të gjobave.
Babai i Elvi Fundos spiun i Sigurimit të Shtetit me pseudonimin ‘Voltmetri’

Ky dokument tregon se babai i ish zyrtarit të PD-së së vulës, Elvi Fundo, ka qenë spiun i ish Sigurimit të Shtetit me pseudonimin ‘Voltmetri’. Bëhet fjalë për Emil Fundon, i datëlindjes 1946, me profesion elektriçist, nga i cili duket se ka marrë edhe pseudonimin ‘Voltmetri’. Sipas kartelës, Emil Fundo është rekrutuar si spiun i ish Sigurimit në vitin 1979.