Gjykata e Lartë rrëzon për herë të dytë ‘kasapët’ e Apelit të GJKKO Dhimitër Larën dhe Saida Dollanin, shpikin grupe kriminale. ILD fle gjumë

Krim & Korrupsion

Publikuar: 20/04/2026

Gjykata e Lartë rrëzon për herë të dytë ‘kasapët’ e Apelit të GJKKO Dhimitër Larën dhe Saida Dollanin, shpikin grupe kriminale. ILD fle gjumë

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë vendosi të prishë vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit për ish-kreun e Prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka, me arsyetimin se procedura e gjykimit të shkurtuar nuk lejonte shtimin e një akuze të re siç është ajo e kryerjes së veprës penale në kuadër të grupit kriminal. (Akuza e re, ajo e grupit kriminal, u ngrit nga gjyqtarët Dhimitër Lara dhe Saida Dollani).

Vendimi u mor më 15 janar nga trupa gjyqësore e kryesuar nga Ilir Panda dhe me gjyqtarë Sokol Binaj dhe Sandër Simoni, por u publikua i arsyetuar të hënën.

Ish-kreu i Prokurorisë së Vlorës u dënua me 2 vjet e 8 muaj burg për korrupsion dhe ushtrimin e ndikimit të paligjshëm në shkallë të parë, por Gjykata e Apelit të Posaçëm e konsideroi vendimin si absolutisht të pavlefshëm dhe e riktheu atë për gjykim në shkallë të parë. Sipas Apelit, prokurorët e çështjes dhe gjyqtarët e seancës paraprake kishin gabuar kur e kishin përcaktuar bashkëpunimin e Zarkës me të pandehurit e tjerë si rrethanë rënduese dhe jo si bashkëpunim në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.

Ndaj vendimit të Apelit të Posaçëm ushtruan rekurs Zarka dhe SPAK, të cilët ngritën pretendime të ngjashme bazuar në Kodin e Procedurës Penale dhe në praktikën e Gjykatës së Lartë, duke argumentuar se nuk mund të rëndohej pozita e të pandehurit kur ishte ai ankuesi i vetëm. Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë i cilëson konkluzionet e Apelit të Posaçëm të nxjerra në interpretim të gabuar të ligjit, duke sjellë si pasojë prishjen e vendimmarrjes dhe kthimin e çështjes për rigjykim po në Apel, me një tjetër trup gjykues.

Dhimitër Lara dhe Saida Dollani shpikin grupe kriminale

Vendimi i Gjykatës së Lartë për çështjen ‘Zarka’ është një shuplakë për gjyqtarët e Apelit të GJKKO Dhimitër Lara dhe Saida Dollani, të cilët sajojnë grupe kriminale duke shkelmuar parimet më elementare të drejtësisë dhe dalë nga roli i tyre si gjyqtarë. Sipas çiftit Lara dhe Dollani, fillimisht ka gabuar Prokurori i Posaçëm, më pas gjyqtari i seancës paraprake dhe në fund kolegji i gjykatës së themelit të këtij procedimi, pasi Aurel Zarka duhet të ishte kthyer në kreun e grupit të strukturuar kriminal.

Ky vendim që kalon cdo absurditet dhe mbi të gjiha çifti erotiko skandaloz ka shkelur ligjin me të dy këmbët, çka duhet t’i hapë rrugën një hetimi penal ndaj tyre, pasi bie ndesh drejtpërdrejt me nenin 425 të Kodit të Procedurës Penale, i cili parashikon qartë se gjykata e apelit mund të përkeqësojë pozitën e të pandehurit vetëm nëse apelues është prokuroria. Rasti Zarka, përfaqëson shembullin më flagrant të shkeljes së këtij parimi elementar nga Lara-Dollani.

Dhimitër Lara është përsëritës, Gjykata e Lartë ‘i tërhoqi veshin’ më parë

Për Gjykatën e Lartë, gjyqtari i Gjykatës së Posaçme të Apelit, Dhimitër Lara, është treguar paragjykues në vendimin e masës për për zyrtarët në dosjen e inceneratorit të Tiranës. Por, edhe pse e konstaton që Lara është shprehur përtej kompetencave të veta, Gjykata e Lartë çuditërisht la në fuqi masat e sigurisë.

Kolegji vëren se pretendimet e ngritura në rekurs nga personi nën hetim, në lidhje me faktin se gjykata e apelit ka shqyrtuar çështjen përtej shkaqeve të ankimit të ngritura nga palët dhe ka marrë padrejtësisht rolin e gjyqtarit të seancës paraprake, qëndrojnë, por këto qëndrime që vërtet mund të duken paragjykuese…“, shkruan Gjykata e Lartë.

Përtej kësaj, vendimi i lexuar në kontekstin e drejtësisë ngre dy probleme, së pari në vijimin e proceseve të tjerë ku Dhimitër Lara është trup gjykuese në themelin e gjyqit për inceneratorin e Fierit ose atë të Elbasanit.

Kjo do ta bënte atë një gjyqtar që paragjykon çështjen sa kohë, subjekti i prokurorisë është i njëjtë dhe të pandehurit gjithashtu.

Ndërkohë që ai përpiqet të rëndojë pozitën e të hetuarve, edhe pse roli në proces nuk është i një gjyqtari paraprak, flet për subjektivitet të tij në trajtimin e kësaj çështje.

… është i vërtetë fakti se gjykata e apelit, gjatë shqyrtimit të vendimmarrjes së gjykatës së shkallës së parë, ka disponuar me “urdhër” dhe jo me “vendim” dhe për këtë arsye atij kolegji duhet t’i tërhiqet vëmendje…“, shkruan Gjykata e Lartë.

Nëse SPAK do të donte të tregonte se e ka seriozisht me dosjen e inceneratorëve, duhet të largojë këtë gjyqtar që me vendimmarrjet e tij krijon hapsira që Gjykata e Lartë të kthejë më pas për rigjykim këtë proces.

Rigjykim që do t’i vlente vetëm të pandehurve, e me të cilët mungesa e reagimit tregon dhe jep mesazh që SPAK ka një marrëveshje të fshehur.

Marrëvëshje që nis me Lefter Kokën, një prej të pandehurve me dënimet më të lartë dhe më pas biznesmenin Klodian Zoto.

Është e nevojshme që prokurori Dritan Prençi, të tregojë që SPAK e ka seriozisht dhe të kërkojë vetë largimin e gjyqtarit Dhimitër Lara, që kërkon më shumë kompetenca që i jep ligji.