Kjo e martë ka sjellë një fluks të pazakontë zyrtarësh në ambientet e SPAK.
Politikanë nga të dyja forcat politike janë paraqitur pranë ambienteve të Prokurorisë së Posaçme, ku janë thirrur për çështje të ndryshme.
Bëhet fjalë për deputetët e PD-së, Gaz Bardhi, Elda Hoti dhe Fatmir Mediu, si dhe për Belinda Ballukun (ku ishte i pranishëm avokati i saj për çështjen e pezullimit, por që Apeli e la në fuqi vendimin), si edhe Dallëndyshe Bici, ish-drejtoresha e IKMT-së.



