Poloni-Shqipëri/ Barazohet rezultati, Lewandowski shënon në Varshavë

Sport

Publikuar: 26/03/2026

Poloni-Shqipëri/ Barazohet rezultati, Lewandowski shënon në Varshavë

Polonia ka barazuar shifrat në 1-1 përballë Shqipërisë në Varshavë, në pjesën e dytë të ndeshjes. Goli për vendasit u shënua në minutën e 63-të nga Robert Lewandowski, i cili përfitoi nga një moment pakujdesie në mbrojtjen kuqezi.

Pas avantazhit të mëhershëm të Shqipërisë me golin e Arbër Hoxhës, ritmi i ndeshjes u rrit ndjeshëm, me Poloninë që shtoi presionin dhe arriti të rikthejë baraspeshën.

Takimi mbetet i hapur, me të dyja skuadrat që kërkojnë golin e fitores për të mbajtur gjallë shpresat për kualifikim në finalen e Play Off-it.