Fatmir Mediu i dërgon “ultimatum” SHBA-ve: Rrisni shpenzimet e NATO-s dhe mos prekni KFOR-in

Aktualitet

Publikuar: 19/03/2026

Fatmir Mediu i dërgon “ultimatum” SHBA-ve: Rrisni shpenzimet e NATO-s dhe mos prekni KFOR-in

Fatmir Mediu ka zhvilluar disa takime ne Departamentin e Shtetit dhe në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, ku ka marrë përsipër një mision të madh: t’u shpjegojë amerikanëve si duhet të funksionojë NATO dhe si duhet të mbrohet Ballkani.

Në takimet në Uashington, Mediu kërkoi që vendet e aleancës të rrisin shpenzimet e mbrojtjes deri në 5% të PBB-së dhe paralajmëroi për rrezikun e reduktimit të pranisë së KFOR-it në Kosovë.

Pra, ndërsa superfuqia globale harton strategjitë e saj të sigurisë, nga Tirana shkon një deputet për t’i dhënë disa këshilla miqësore: më shumë para për mbrojtjen, më shumë Amerikë në Ballkan dhe më shumë vigjilencë ndaj Kinës.

? Ndërsa në Uashington flet për sigurinë e NATO-s, në Shqipëri Mediu është i pandehur nga SPAK për tragjedinë e Gërdecit, që lidhet pikërisht me kohën kur ai ishte ministër i Mbrojtjes.

Me pak fjalë: një politikan që në vendin e tij duhet të shpjegojë një shpërthim tragjik të depove të armëve, në Uashington jep leksione se si duhet të ruhet siguria globale.