Salianji vijon turin me bazën e PD-së, njofton takim me demokratët e Vlorës

Politikë

Publikuar: 08/03/2026

Salianji vijon turin me bazën e PD-së, njofton takim me demokratët e Vlorës

Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji vijon turin e takimeve me strukturat, anëtarët dhe simpatizantët e Partisë Demokratike në Vlorë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Salianji ka njoftuar se ndalesa e radhës do të jetë në qytetin bregdetar këtë të diel, 8 mars, në orën 18:00, në pallatin e Kulturës, ku pritet të zhvillojë një takim me demokratët e këtij qyteti.

Këto takime ish-deputeti demokrat i zhvillon në kuadër të turit për një komunikim të drejtpërdrejtë me bazën e partisë dhe diskutimeve për situatën politike në vend, por edhe rrugën që Partia Demokratike duhet të ndjekë për t’u kthyer në një forcë fituese në zgjedhjet e ardhshme.