Dosja Ahmetaj / Altin Dumani merr të pandehur shokun e Shkëlzenit (Geri Kuken), amniston Lad Kostën, roli ish deputetit të PS-së në korrupsionin e Tigrit dhe standardi i dyfishtë i SPAK-ut

Investigim

Publikuar: 07/03/2026

Dosja Ahmetaj / Altin Dumani merr të pandehur shokun e Shkëlzenit (Geri Kuken), amniston Lad Kostën, roli ish deputetit të PS-së në korrupsionin e Tigrit dhe standardi i dyfishtë i SPAK-ut

Më shumë se dy vite e gjysmë pasi kërkoi arrestimin në parlament dhe pas disa shtyrjeve, SPAK më në fund ka mbyllur hetimet për dosjen e ish zv. kryeministrit Arben Ahmetajn, i cili është arratisur në Lugano të Zvicrës që nga korriku i vitit 2023 për t’i shpëtuar burgut. Ndaj ish numrit dy të qeverisë Rama 3, rëndojnë akuzat e korrupsionit pasiv, pastrimit të parave dhe fshehje pasurie.

Arben Ahmetaj, i njohur si Tigri korrupsionit, rrezikon deri në 15 vite burg si arkitekti i inceneratorëve, çështje të cilën tentoi t’ua faturonte shokëve në bashkëpunim me Ilir Metën, Monika Kryemadhin, disa oligarkë dhe qarqe të korruptuara mediatike.

SPAK ka goditur pjesërisht edhe rrethin e biznesmenëve, të cilët sipas prokurorëve të çështjes kanë mbuluar disa nga pasuritë e Arben Ahmetajt produkt i aferave korruptive. Ata kanë ndihmuar dhe mbuluar Trigrin edhe për pastrimin e parave të korrupsionit, provuar me fakte dhe prova nga SPAK. Kështu SPAK ka marrë të pandehur biznesmenin Gerian Kuka, i cili sipas dosjes së SPAK ka mbuluar një pasuri të paligjshme të Arben Ahmetajt, konkretisht vilën në Hamallaj.

I njohur si lidhje edhe e Arben Ahmetaj, por sidomos si lidhje e ngushtë e Shkëlzen Berishës, Gerian Kuka qëndron pas një rrjeti prej dhjetëra kompanish, mes të cilave edhe A.E. DISTRIBUTION, DIGITALNETWORKS, REGULATION, Elettronica Italiana, Oilfield Supplies and Services, AGE TUJAN, SPARK FUTURE, ALFLO shpk, BIG SCREEN PRODUCTION, BEAUTY of ALBANIA, Merit AL, Hydro Green Energy Thana, G&G Tobacco, HYDROTHANA, INVESTMENT and DEVELOPMENT ALBANIA, SOLEX ENERGY, AED FUTURE, HANA2008, SMERALD -2020, DRIBEN, ETOILES INVESTISSEMENT, Fshat, SEMAN EOLIK, DRIBEN, SEA SOLAR ENERGY, REBESOL, WINDSBAB, AGE SUNPOWER, MAX ENERGY, ASSA ENERGY SOLUTIONS, TAMARA, SONNE, AGE SUNPOWER, Toptani-74, AED SOLAR, BIG SCREEN PRODUCTION, Giga 2020, TERMO GREEN, WINDSBAB,
PARKU ARKEOLOGJIK APOLLONIA, SEMAN EOLIK, ZENOVA SEE SHPK, Eco Buildings Group Albania, INVESTMENT and DEVELOPMENT ALBANIA etj
.

Objekti i këtij karteli kompanish përfshin ndërtim, import-eksport të mallrave elektroshtëpiake, import-eksport pajisjesh informatike, transport hidrokaburesh, ndërtim hidrocentralesh, nxerrje mineralesh, prodhim dhe shpërndarje të filmave artistikë, import-eksport mermeresh dhe materiale ndërtimi, mallra ushqimore dhe industriale, panele diellore, përpunim të produkteve të duhanit dhe cigareve, veprimtari në fushën e turizmit, energjisë etj.

Me ortak kryesor Agim Zeqon, i njohur si Gimi i Redbullit, Gerian Kuka, përmes këtij rrjeti kompanish, referuar bilanceve, rezulton se ka qarkulluar dhjetëra milionë euro, ndërsa ka përfituar para publike dhe disa koncensione, sidomos hidrocentrale. Kuka, një biznemen i hershëm dhe i njohur, sipas dosjes së SPAK, është i përfshirë në mbulimin e vilës në Hamallaj të ish zv. kryeministrit Arben Ahmetaj dhe bashkëshortes së tij, Erjola Hoxha.

Ndërkaq, SPAK ka amnistuar biznesmenin Vladimir Kosta, ish deputet i Partisë Socialiste, lidhje korruptive e Arben Ahmetajt. Sipas dosjes së SPAK, Lad Kosta rezulton se ka mbuluar disa pasuri të Arben Ahmetajt tek Shallvaret si dhe pastrim parash, me anë të kompanisë së ndërtimit Lani shpk. Në dosjen e SPAK-ut, Lad Kosta dallohet për lidhjet e forta klienteliste me Arben Ahmetajn dhe implikim për mbulimin e investimit të parave të korrupsionit nga Ahmetaj në pasuri të paluajtshme.

Deklarimit te rreme te shumes së investuar dhe burimit të saj, për ndërtimin e një pallati të ndodhur tek vendi i quajtur Shallvare, bashkë me shoqërinë “Lani” sh.p.k., shtetasit Vladimir Kosta dhe Ervin Manushi. Fshehjes se shumes 3 123 880.3 leke gjithsej, te paguar pergjate viteve 2019 dhe 2020, ne investimin e bere per rregullimin/punime ne ambjentin e brendshem AIRBN e cila ndodhet ne katin e dyte, te pallatit te ndertuar me bashkeinvestitoret shoqërinë “Lani” sh.p.k., shtetasit Vladimir Kosta dhe Ervin Manushi. Fshehjes se shumes 2 007 373 lekë gjithsej, te paguar pergjate viteve 2019 dhe 2020 nga shoqeria Integrated Technology Services sh.p.k. ne investimin e bere per rregullimin/punime ne ambjentin e brendshem AIRBN e cila ndodhet ne katin e dyte, te pallatit te ndertuar me bashkeinvestitoret shoqërinë “Lani” sh.p.k., shtetasit Vladimir Kosta dhe Ervin Manushi“, thuhet në dosjen e SPAK-ut.

Pavarësisht këtyre fakteve, ish kreu i SPAK-ut Altin Dumani, si një nga prokurorët e dosjes së Arben Ahmetajt, ka vendosur t’a amnistojë Lad Kostën, i cili nuk rezulton në listën e personave që SPAK ka marrë të pandehur për korrupsionin e Tigrit. Edhe pse Geri Kuka dhe Lad Kosta duket se kanë rol të përafërt në dosjen e Ahmetajt, Kuka është marrë i pandehur, ndërsa Kosta jo, çka krijon dyshime se SPAK ka operuar me dy standarde.

Nga përplasja në përqafime me Ben Ahmetajn

Vladimir Kosta ka pasur një histori konfliktuale me Arben Ahmetajn, që kulmoi në vitin 2016, me vendimin e Kostos për t’u larguar nga grupi parlamentar i PS-së. 

Nuk më ke njohur kurrë kontributin gjatë punës  time në partinë socialiste dhe kjo për arsye banale,nga që isha në sherr me beniaminin tënd AHMETAJ  ! Sigurisht do mbash anën e tij…. Gjithmonë je treguar mosmirënjohës, nënvleftësues e i pasjellshëm ndaj meje. Për këtë gjë ka ndikuar mjaftueshëm te ju duke hedhur helmin ndaj meje ai “pesha pupël”, Arben Ahmetaj. Kjo ka të bëjë me  faktin se sa i pazoti je të vlerësosh ata që punojnë për ty”, shkruante mes të tjerave Kosta, në letrën e largimit, duke iu drejtuar Ramës.

Sipas Kostës, Ahmetaj i fliste keq Ramës për të dhe Rama e besonte. Kosta tregoi se si Rama i kishte kërkuar që t’i jepte 110 euro një personi që Kosta e quante ‘Jevgu i Beratit’, duke iu referuar shtetasit Pajtim Daja, i cili nga drejtonte TV Kuçova. Dhe Kosta ia kishte dhënë.

Në atë kohë reagoi ish kreu i OSHEE, Ardian Çela, i cili shprehej se Kosta i kishte kërkuar që të fitonte tender dhe e etiketonte ish deputetin si një nga zyrtarët që nuk donte miratimin e reformës në drejtësi.

Shpreh keqardhje të thellë për prononcimin e deputetit Vladimir Kosta, por nuk jam i keqardhur që nuk i’a kam plotësuar kërkesat e tij absurde për të fituar në rrugë të paligjshme tenderë të shpallur nga OSHEE. Fatkeqësisht nuk më vjen e papritur kjo shfaqje vulgariteti vetediskreditues që flet vetë për nivelin e Vladimir Kostës. Sulmin e tij në vigjilje të finalizimit të Reformës në Drejtësi e marr si kompliment për kompaninë dhe për drejtimin tim me ligjshmëri dhe transparencë. Reforma në Drejtësi ende pa u miratuar po tregon se çfarë vlere të madhe ka për të ndarë njerëzit që duan shtet, drejtësi, rregulla nga ata që duan të vazhdojnë në rrugën e vjetër të përfitimeve të paligjshme“, tha Çela.

Ndërkaq, disa javë pas letrës vrerë të Kostës, situata u zbut dhe shumë shpejt në mes hynë pazaret. Ahmetaj dhe Lad Kosta pozuan bashkë të qeshur dhe si ‘fratelo’.

Nga leximi i dosjes së SPAK konstatohet se Kosta dhe Ahmetaj nga armiq janë kthyer në ‘fratelo’, duke nisur një bashkëpunim shpesherë në shkelje të ligjit.

Madje, nga dosja prej 300 faqesh të SPAK-ut për korrupsionin 20-vjeçar të Arben Ahmetajt, konstatohet se baza kryesore e Ahmetajt për të bërë pazaret dhe dallaveret me paratë dhe pronat publike ishte Sky Tower, pallati në ish Bllok i biznesmenit Vladimir Kosta, ish deputet i PS-së.

E shkuara si ‘atentator’ e Lad Kostës

Lad Kosta ka qenë shofer i politikanit Dashamir Shehi, një kohësisht edhe pretendent për atentator. Në prill të vitit 2000, Lad Kosta është dënuar me gjobë për armëmbajtje pa leje. Kosta ka qëlluar në ajër me pistoletë pasi është konfliktuar me shtetasin Edmond Topi, në rrugën “Hoxhë Vogli” në Tiranë, më 16 qershor 1999.

Gjatë procesit gjyqësor, Kosta e ka pranuar plotësisht fajin dhe ka kërkuar gjykim të shkurtuar.

Dënimin për veprën jo të lehtë penale, Lad Kosta nuk e deklaroi në formularin e dekriminalizimit, duke kryer një tjetër vepër penale, atë të fasifikimit të dokumenteve. Pas verifikimeve, Prokuroria e Tiranës njoftoi në prill 2017 se i kishte kërkuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve heqjen e mandatit për deputetin Vladimir Kosta.

Kosta, në atë kohë deputet, reagoi duke thënë se kishte harruar për t’a deklaruar dënimin në vitet 2000. Ai u shpreh se nuk e kuptonte se pse Prokuroria po merrej me këtë çështje.

Kisha harruar një gjobë 10.000 lekë të marrë në vitin 2000. Ishte një gabim njerëzor dhe jo fshehje të dhënash. Më pas është çdo gjë e deklaruar. KQZ e mori një herë në shqyrtim formularin tim dhe nuk konstatoi shkelje. Nuk e kuptoj ku do të dalë Prokuroria me këto flluska sapuni”, shkroi Kosta.

Kostandin Gjata: Kosta më kërkoi 53 milionë lekë për tenderin

Biznesmeni Kostandin Gjata ka akuzuar biznesmenin Vladimir Kosta në vitin 2016 se i kishte kërkuar 53 milionë lekë me pretendimin se kishte ndikuar që Gjata të fitonte një tender me kompaninë e tij “Rosi Shpk” për rregullimin e urës së fshatit Vllah Psitoller.

“Ai më kërkoi 5.3 milionë lekë për disa punime që sipas ekspertëve, vlera e tyre nuk shkonte as 500 mijë lekë. Unë refuzova t’ia jap pasi ishte e padrejtë. Punimet e urës mbetën pezull për një kohë të gjatë. Deputeti Vladimir Kosta pretendon se me ka favorizuar për të fituar këtë tender, pro kjo nuk është e vërtetë” shprehet biznesmeni. Dëshmia e biznesmenit kaloi pa u verifikuar nga Prokuroria.