28 vite burg në total ka dhënë Gjykata e Posaçme për 8 të pandehurit e dosjes “Sterilizmi”.
GJKKO ka dënuar me 6 vite burg Klodian Rrjepajn, ish-zëvendësministër i ministrisë së Shëndetësisë, për vjedhje duke shpërdoruar detyrën dhe falsifikim dokumentesh. Në aplikim të gjykimit të shkurtuar ish-zëvendësministri do të vuajë vetëm 4 vite burg.
Edhe biznesmeni, Ilir Rrapaj është dënuar me 6 vite burg, dhe do të kryejë dënimin për vetëm 4 vite.
Rrjepaj dhe Rrapaj janë shpallur të pafajshëm për veprën penale grup i strukturuar kriminal. Gjithashtu, pritet që biznesmeni dhe ish-zëvendësministri të lënë qelinë për pak javë, pasi kanë përmbushuar afatet e dënimit nëpërmjet paraburgimit, ku ndodhen prej gushtit 2025.
Marsela Serjanaj, drejtoreshë juridike është dënuar me 3.6 vite burg, që i ulet në 2.4 vite burg, por do të lirohet pasi ka përmbushuar afatet e dënimit në arrest shtëpi.
Edhe Saimir Kadiu, drejtori ekonomik në ministri është dënuar me 3 vite e 6 muaj burg, por do të lirohet pasi ka përmbushuar afatet e dënimit gjatë arrestit të shtëpisë.
Petraq Mersini, i cili është dënuar me 3 vite e 6 muaj burg, që i ulet në 2 vite e 4 muaj burg, e cila iu konvertua në shërbim prove për 24 muaj.
Arben Gjata u dënua me 3.5 vite burg, që është ulur në 2 vite e 4 muaj. Dënimi ëhstë pezulluar dhe gjata ështëvendosur në shërbim prove për 24 muaj.
Genc Byrazeri është dënuar me 1 vit e 6 muaj burg, të cilat i konvertohen në 80 orë pune në interes publik.
Ndërsa Naile Ajazi është dënuar me 2 vite hsërbim prove.