“I pari organizator i trafikut të kokainës, i dyti vrasësi i Elbasanit – i treti, babai që ia plagos djalin partia e vet”

Aktualitet

Publikuar: 25/02/2026

“I pari organizator i trafikut të kokainës, i dyti vrasësi i Elbasanit – i treti, babai që ia plagos djalin partia e vet”

Gazetari Ardit Rada ka reaguar me një postim në rrjetet sociale, ndaj një fotoje që ka publikuar Gaz Bardhi pas takimit me misionin fakt-mbledhës.

Në postimin e tij gazetari ka ironizuar tre figurat e Partisë Demokratike: Flamur Noka, Gazment Bardhidhe Luciano Boçi.

Në reagimin e tij, Rada i referohet përplasjeve dhe akuzave të ndërsjella mes tyre, duke shkruar:

“Ky i pari është organizatori i trafikut të kokainës dhe pronari i vilës 500 mijë euroshe, sipas atij të dytit.  I dyti është vrasësi i Elbasanit sipas të parit dhe të tretit. I treti është ai që ia plagos çunin partia e vet që e drejton i pari dhe i dyti, por ia bën hallall gjakun e fëmijës së vet partisë”, shkruan Rada.

Me këtë deklaratë, gazetari nxjerr në pah kontradiktat dhe akuzat e forta që, sipas tij, artikulohen brenda së njëjtës forcë politike.