Deputeti socialist, Erion Braçe, ka reaguar në lidhje me shpërdorimin e ujit në disa zona të Tiranës, të cilat përdorin depozita.
Në një reagim në rrjete sociale, Braçe ka ndarë një video nga një pallat në të cilin sipas tij uji rrjedh nga depozita ditë dhe natë, pa ndalim.
Braçe shkruan se është e papranueshme që në një kohë kur qytetarëve u kërkohet të kursejnë ujin dhe po kryhen ndërhyrje në rrjet për të shmangur humbjet, të ketë derdhje të vazhdueshme uji nga tarracat e një pallati, ditën dhe natën, për muaj me radhë.
Sipas tij situata duhet të verifikohet menjëherë nga strukturat përgjegjëse ndërsa i ka bërë thirrje edhe Ujësjellës Kanalizime Tiranë të ndërhyjë
“Është mesi i Tiranës dhe kjo nuk është sjellje qytetare,” – shprehet Braçe, duke e cilësuar situatën si abuzive dhe të pajustifikueshme.