Liburn Aliu në gjurmët e Vëngut, i jep 220 mijë euro hijes së Bashkim Ulajt (Olset Haxhiu) për të fotokopjuar ca letra

Krim & Korrupsion

Publikuar: 09/02/2026

Liburn Aliu në gjurmët e Vëngut, i jep 220 mijë euro hijes së Bashkim Ulajt (Olset Haxhiu) për të fotokopjuar ca letra

Drejtori i ri i Portit të Durrësit Liburn Aliu ka firmosur në 27 janar 2026 një tender të dyshimtë dhe me flamur të kuq korrupsioni, me vlerë rreth 220 mijë euro, me ofertë fituese gati sa fondi limit dhe për një shërbim praktikisht pa kosto, por thjeshtë duke shkarkuar dhe fotokopjuar disa dokumente copy pase. Bëhet fjalë për tenderin me objekt “projekt i detajuar teknik Linja hekurudhore Porti Porto Romano-Sukth”.

Aliu, i cili duket se po ecën në gjurmë e Pirro Vengut, ka shpallur fituese kompaninë ILLYRIAN CONSULTING ENGINEERS, duke skualifikuar nga gara kompanitë e tjera ‘konkurruese’. Një burim pranë Portit të Durrësit tha se fituesi i tenderit është paracaktuar me pazar në tavolinë dhe se procedura tenderuese është manipuluar. Administrator dhe aksioner i vetëm i kompanisë fituese është Olset Haxhiu, i njohur si personazh hije i Bashkim Ulajt, përfituesit më të madh i fondeve dhe pasurive publike, nën hetim nga SPAK për afera me tenderat e rrugëve dhe pastrim parash.

(Linurn Aliu dhe Olset Haxhiu)

Kompania ILLYRIAN CONSULTING ENGINEERS është themeluar në vitin 2006. Nga viti 2020 ka përfituar rreth 2 milionë euro nga buxheti i shtetit për shërbime projektimi, studime dhe mbikqyrje punimesh. Rreth 550 mijë euro i ka përfituar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit me në krye Dritan Agolli, i cili ka qenë punonjës i Bashkim Ulajt. Ka dyshime se

Bashkim Ulaj dhe Dritan Agolli janë përfshirë në një skemë korrupsioni sa flagrante aq edhe të guximshme. Dritan Agolli si drejtues i FSHZH ka firmosur tendera për kompaninë Gener 2 të Bashkim Ulajt. Në këmbim, Bashkim Ulaj u ka dhënë ambjente tek kullat e tij në Tiranë familjarëve të Dritan Agollit, djalit dhe bashkëshortes, për bizneset e tyre. Ka dyshime se Bashkim Ulajt të ketë shërbyer si fija lidhëse me Agollit dhe Olset Haxhiut.