Aksident në rrugën “Siri Kodra” në Tiranë, makina përplas qytetarin në vijat e bardha

Kronike

Publikuar: 28/01/2026

Aksident në rrugën “Siri Kodra” në Tiranë, makina përplas qytetarin në vijat e bardha

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë.

Sipas informacioneve paraprake, një qytetar është përplasur nga një automjet në momentin që po kalonte vijat e bardha në kryqëzimin e rrugës “Siri Kodra” me rrugën “Ferit Xhajko”, pranë Dispancerisë.

Ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e aksidentit, si dhe gjendja shëndetësore e të plagosurit.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet përkatëse, ndërsa pritet njoftimi zyrtar i policisë për më shumë detaje.