Kreu i Zyrës së Komunikimit në Partinë Demokratike, Alfred Lela, komentoi në News24 për protestën e fundit të organizuar nga PD më 24 janar, duke theksuar se përdorimi i gazit lotsjellës nga forcat e rendit kishte efekt të kundërt.
“Kam përshtypjen se hedhja e gazit lotsjellës ndaj protestuesve i mobilizoi ata për një rezistencë më të madhe, madje edhe për protestën e radhës e cila nuk do vonojë.
Gazi u nxor për të çmobilizuar protestuesit, por efekti ishte i kundërt, duke i mobilizuar më tej,” deklaroi Lela.
Ai shtoi se ndërkombëtarët nuk mund të ndërhyjnë për të rrëzuar qeverinë.