Tronditet sërish Berisha / Vajza e Trump shkon në Kryeministri, pritet nga Edi Rama, shuhen shpresat e SHQUP te Delta Force

Kryesore

Publikuar: 22/01/2026

Tronditet sërish Berisha / Vajza e Trump shkon në Kryeministri, pritet nga Edi Rama, shuhen shpresat e SHQUP te Delta Force

Teksa opozita e Sali Berishës kishte ushqyer iluzionet se Delta Force do zbarkonte në Surrel për të arrestuar Edi Ramën, duke i hapur rrugë ardhjes në pushtet, vajza e presidentit amerikan, Ivanka Trump, ka mbërritur mbrëmjen e sotme në Tiranë dhe tashmë po zhvillon një vizitë në Kryeministri. Ajo është pritur nga kryeministri Edi Rama, i cili gjatë seancës së sotme u tall me opozitën.

Ivanka Trump erdhi në Tiranë pas një qëndrimi dyditor në Vlorë, ku është shoqëruar nga grupe të ndryshme arkitektësh, të cilët kanë vizituar qytetin dhe zonat përreth së bashku me të. Ajo darkoi mbërë me Edi Ramën në Vlorë, darkë e cila trazoi kampin opozitar.

Vizita e saj lidhet drejtpërdrejt me investime strategjike në sektorin e turizmit në Shqipëri, ku janë diskutuar mënyrat e realizimit të projekteve turistike në ishullin e Sazanit dhe në zonën e Zvërnecit.

Bashkëshorti i saj, Jared Kushner, ka përfituar statusin e investitorit strategjik vitin e kaluar, pas prezantimit të projektit të tij turistik në ishullin e Sazanit, me një sipërfaqe prej 562 hektarësh, territor që më parë është përdorur si bazë ushtarake. Vlera e investimit parashikohet të arrijë në rreth 1.4 miliardë euro.

Projekti parashikon ndërtimin e një marine turistike, strukturash akomoduese elitare, rezidencash me standarde të larta, si edhe zonash gastronomike dhe hapësirash rekreative me shërbime të dedikuara për turistët.

Rama: Një kuotë kemi në Kuvend për non grata, ajo është zënë me meritë nga Sali Berisha

Kryeministri Edi Rama është shprehur se sot në Kuvend se të hënën e ardhshme do i drejtohet Parlamentit të Izraelit si kryeministër i Shqipërisë, në formatin si iu drejtua Presidenti Donald Trump më herët. Ky sipas Ramës është një nder i madh për të, pasi është një format shumë i veçantë, që pak liderë botërorë kanë pasur fatin të priten në atë mënyrë në Izrael.

Rama gjithashtu ka përmendur dhe shpalljen non grata të Berishës nga Shtetet e Bashkuar duke thënë se ajo kuotë e vetme, është zënë me meritë. 

“Ai kongresmeni dhe Kongresi Amerikan kanë po aq lidhje sa kishin amendamentet e Nard Ndokës me projektligjet e PS. Për parlamentin e Shqipërisë ka vetëm një kuotë për non grata dhe ajo është e zënë me meritë. Juve do ju dali fjala që non grata do hiqet në mars 2025. Vallahi ai që e ka marrë atë kuotë është i paarritshëm në të gjitha poshtërsitë, ligësitë që i ka bërë popullit shqiptar dhe thikat pas shpine që u ka ngulur të gjitha aleancave ndërkombëtare. Të hënën e ardhshme do i drejtohem Parlamentit të izraelit si kryeministër i Shqipërisë, por pa lejen e këtyre kuptohet, në të njëjtin format që iu rezervua para disa kohësh Presidentit të SHBA-së”, tha mes të tjerash Rama.

‘Do t’i dorëzohem vetë ushtrisë amerikane’, Rama ironi me opozitën: Anëtarësimin në Bordin e Paqes do e firmos në Shtëpinë e Bardhë

Kryeministri Edi Rama ka hedhur poshtë aludimet e opozitës, për krisje të marrëdhënieve mes SHBA dhe qeverisë shqiptare. Në fjalën e tij në Kuvend, Rama u shpreh se me votat edhe të opozitës, ai do përfaqësojë Shqipërinë në Bordin e Paqes për Gazën. Rama tha se firmosjen për anëtarësimin në Bordin e Paqes, do e bëjë në Shtëpinë e Bardhë.

“Është vëret po të ardhur keq, po të mendosh se sot në fakt, ju kishit mundësi të deklaronit fitoren tuaj më domethënëse. Ju fituat sepse për muaj me radhë thatë se Amerika do më bënte mua gjyqin, e ëndërruar prej jush, për t’u kthyer ju në ato karrige, ku nuk do të ktheheni kurrë, po nuk dolët nga poshtë karriget, ku qëndrojnë hije rënda, të ndënjurat e stërgjyshit tuaj. Ju fituat sepse e paralajmëruat popullin që mua do më thërrisnin në Amerikë në datën 20 janar, për t’u parqitur në prokurorinë federale. Madje ju e vulosët fitoren, kur festuat kërrimit me forcë të Madorus nga shtëpia e tij në Karakas, dhe ju thatë shqiptarëve se ajo ishte provë gjenerale e ushtrisë amerikane, për rrëmbimin e Ramaduros. Mblidheni si qindra Romeo të dëshpëruar një xhuljetë të vetme. Unë nuk tallem kurrë me fitoret tuaja. Ju sot do votoni të vërtetën të madhe, që unë nuk do të detyroj që ushtria amerikane t’i bashkohet protestës tuaj nga tarraca e Kryeministrisë, se do dorëzohem vetë, në duart e autoriteteve ligjzbatuese amerikane, që do vijnë në aeroport në Uashington, të më marrin me eskortë, për t’u ulur si anëtar të Bordit të Paqes. Ju prisni të fitonit me helikopter të ushtrisë amerikane, dhe nuk prisnit që të dorëzohesha vetë. Në fillim thatë nuk ka ftesë. Doli ftesa, jo po këtë ftesën e ka e gjithë bota. U ngatërruat pak, nuk e keni idenë si strukturohen grupet ndërkombëtare. Rëndësi që do ngrini kartonin, me votën tuaj do miratoni Bordin e Paqes dhe unë do jem përfaqësues në Shtëpinë e Bardhë.”, theksoi ai.

Rama: Dikur Shqipëria ishull me deputetë e kryeministër si turistë, sot u kemi hequr popullit sëkëlldinë e emrit të keq

Kryeministri Edi Rama në Kuvend referuar aderimit të Shqipërisë në Bordin e Paqes, ka folur dhe njëherë për përparimin e Shqipërisë, sidomos në arenën ndërkombëtare.

“Sot ky Kuvend mblidhet për të ratifikuar një akt të vullnetit të mirë të cilin Shqipërisë në radhe të parë, kësaj shumice qeverisëse, dhe sigurisht krejt kuvendit, i takon ta bëjë sa herë vjen në tryezë tema e paqes. Ne shumica kuvendore, për 3 mandate të plota e kemi bërë zëdhënësin dhe punëtorin ne paqes në këtë rajon të trazuar dhe kur është komentuar deri dhe si tradhti, një etiketë që është provë vendimtare e paqedashës. Ne e kemi çuar Shqipërinë deri në krye të OSBE-së apo në tryezën e OKB ku kemi nderuar flamurin, një dekadë më parë vendi ishte një ishull që dilte në radari ne botës për lajme të këqija dhe shqiptarët ishin si përfaqësues të atij ishulli. Sot ai ishull ku numëroheshin si turistë deputetët e kryeministri që ktheje nga jashtë shteti, është një tjetër Shqipëri ,e rritje të turizmit, me aeroportin me rritjen më të lartë të numrit të pasagjerëve në Evropë dhe i pari në rajon.

Kjo Shqipëri tjetër u ka hequr shqiptarëve sëkëlldinë emrin e keq, që pas shumë vitesh, në Evropë e shqiptojnë me kokën lart. Prej disa vitesh ftohet personalisht nga SHBA për tu bërë anëtar themelues i Bordit të Paqes. Ky është një nder i veçantë dhe kjo është një tjetër mundësi për të dhënë kontribut për paqen jo se pa ne nuk zgjidhen konflikte të vende të tjera të botës”, tha Rama.