Katër ministri që vjedhin bashkë me presidenten e Urdhrit të Psikologut Valbona Treska dhe bandën e saj, pazare, qoka dhe puç institucional

Aktualitet

Publikuar: 22/01/2026

Katër ministri që vjedhin bashkë me presidenten e Urdhrit të Psikologut Valbona Treska dhe bandën e saj, pazare, qoka dhe puç institucional

E përvëluara pas karrikes së presidentit të Urdhrit të Psikologut, Valbona Treska, edhe pse ka kaluar një vit nga mbarimi i mandatit nuk e lëshon detyrën, duke qenë kështu në kushtet e një puçi institucional. E bija e Keti Treska, ish-drejtoreshë e burimeve njerëzore në Bashkinë e Tiranës, u mbështet dhe u katapultua nga Ministri i Punëve Sociale të asaj kohe, Blendi Klosi, për të marrë kontrollin e këtij urdhri profesional.

Pavarësisht se zgjedhjet e para ishin me probleme të rënda dhe gjykata e shkallës së parë vendosi përsëritjen e tyre, me një vendim dhe arsyetim të dyshimtë, gjykata e apelit (gjyqtarë që tani nuk janë më në systemin gjyqësor për shkak të vettingut), i legjitimoi këto zgjedhje duke lënë Treskën presidente.

Në mandatin e dytë pavarësisht se nuk u bë kuorumi i pjesëmarrjes, Valbona Treska nuk u shqetësua për këtë fakt, por vijoi detyrën e pashqetësuar. Vitin e fundit, pavarësisht se mandati i “ligjshëm” i organeve të urdhrit ka mbaruar, disa besnikë të Treskës dhe përfaqësuesit e 4 minisrive i bëjnë qokën Treskës duke e lënë të vijojë të qëndrojë në detyrë dhe duke i miratuar vendimet sipas qejfit.

Pjesë e pazareve dhe aferave të Valbona Treskës janë përfaqësuesit nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, njëkohësisht edhe Autoriteti Kompetent i Urdhrit të Psikologut sipas ligjit, Minitria e Arsimit Sportit dhe Rinisë, Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Mbrojtjes, pjesë e Këshilli Kombëtar të Urdhrit të Psikologut.

Këshilli Kombëtar i Urdhrit, i cili miraton dallaveret e Valbona Treskës pa mandat, përbëhet nga 17 anëtar. Përpos përfaqësuesve të ministrive, pjesë e Këshillit Kombëtar janë Fleura Shkëmbi, Elona Mustafaraj, Rezarta Basha, Bledar Zeneli, Besmir Frroku, Manolita Hida, Valbona Sauku dhe Edvin Lame.

Mund të lexoni;