Ish-Presidentja e Urdhërit të Psikologut, Valbona Treska, e shkarkuar nga Asambleja e Përgithshme e UP e zhvilluar jashtë rradhe, vijon të mbajë me dhunë detyrën dhe të uzurpoje karriken në kundështim me një akt zyrtar shkarkimi legjitim dhe sillet sikur asgjë s’ka ndodhur.
Por çfarë duhet të ndodhte pas këtij shkarkimi?
Statuti i urdhërit detyron Këshilli Kombëtar të UP që brenda 10 ditësh të mblidhet dhe të konstatojë mbarimin e mandatit të Presidentit, të komandojë në detyrën e Presidentit anëtarin më të vjetër, i cili ka për detyrë që brenda një muaji të organizojë zgjedhjet për Presidentin e ri.
Por Këshilli Kombëtar nuk ka vepruar dhe i ka shërbyer si patericë Presidentit për të vijuar mbajtjen e detyrës në paligjshmëri. Këshilli Kombëtar i ka dhënë një dorë të fortë Presidentit në vijimin e detyrës.
Sipas ligjit, për Urdhrin e Psikologut, Këshilli Kombëtar ka 17 anëtarë. Nuk dihet sa është aktualisht numri de facto i anëtarëve në këtë Këshill. Disa burime thonë që disa anëtarë kanë dhënë dorëheqjen, por ky fakt nuk bëhet publik dhe mbahet i fshehtë.
Këshilli Kombëtar ka gjithashtu në përbërje të vet dhe 4 përfaqësues të ministrive, që janë drejtësia, arsimi, mbrojtja, shëndetësia dhe mbrojta sociale. Përfaqësuesit e 3 ministrive janë identifikuar së fundmi se kush janë, por ende nuk dihet se kush është përfaqësuesi i Ministrisë së Arsimit.
Si mund të ndodhë kjo? Sepse roli i përfaqësuesve të Ministrive në Këshillin Kombëtar të Urdhrit ka qenë totalisht inaktiv.
Prania e tyre në mbledhje ka qenë pothuajse zero. Megjithatë ata mund të jenë paguar njëlloj sikur kanë marrë pjesë në këto mbledhje.
Por përse ligji ka parashikuar që ministritë të kenë përfaqësuesit e tyre në këtë Urdhër?
Përgjigjja është e thjeshtë; për arsye kontrolli ndaj UP. Për shkak se UP është ent i pavarur, kontrolli i tij bëhet i vështirë. Prandaj ligji ka parashikuar mekanizma kontrolli ndaj UP, që janë ministritë.
Kur UP është krijuar për herë të parë në 2017, ka qenë Ministria e Mirëqenies Sociale që ka garantuar krijimin dhe funksionimin e këtij enti.
Aktualisht roli i Ministrive në UP është zhdukur komplet, duke hequr dorë nga detyrimi që kanë përfaqësuesit e tyre për t’i kërkuar llogari Presidentit për ecurinë e drejtimit të Urdhërit.
Në këtë mënyrë përfaqësuesit e ministrive kanë shpërdoruar detyrën. Dhe pavarësisht se shqetësimet e psikologëve janë bërë publike mediatikisht dhe ministritë janë informuar edhe me shkresa dhe e-maile për problematikat në UP, reagimi i tyre ka qenë zero.
Siç duket edhe vetë shtetit nuk i intereson që profesioni i psikologut të funksionojë normalisht në Republikën e Shqipërisë.
Tashmë kemi disa vepra penale. Duhet që Prokuroria të veprojë.