SPAK nis hetimet për aferën Durana, Elira Kokona zhduk provat e skandalit korruptiv. A do arratiset si Ben Ahmetaj?

Krim & Korrupsion

Publikuar: 13/01/2026

SPAK nis hetimet për aferën Durana, Elira Kokona zhduk provat e skandalit korruptiv. A do arratiset si Ben Ahmetaj?

SPAK ka nisur hetimet për projektin korruptiv “Durana Tech Park” të Korporatës Shqiptare të Investimeve me në kryer Elira Kokonën, në vijim të hetimeve që lidhen me dosjen e AKSHI-t dhe aktorët kryesorë të saj. Zgjerimi i hetimeve nga SPAK lidhet drejtpërdrejt me hetimet për AKSHI-n, ku prokurori special Bledar Maksuti ka dokumentuar një skemë e përqendrimit të tenderëve publikë te një numër i kufizuar kompanish, përmes kostove të fryra dhe ndikimit mbi proceset e prokurimit.

Hetimet kanë treguar se këto kompani përfitonin njëkohësisht fonde publike dhe, sipas dyshimeve, shmangnin detyrimet fiskale, tashmë nëpërmjet projektit DURANA. Në këtë kontekst, DURANA po shihet si një element shtesë i së njëjtës skemë, ku përfitimi nuk kufizohej vetëm te tenderët, por shtrihej edhe te përjashtimet nga taksat, duke i shkaktuar dëm të dyfishtë buxhetit të shtetit.

SPAK po verifikon nëse projekti DURANA është përdorur për favorizim dhe shmangie taksash në funksion të të njëjtëve aktorë të përfshirë në dosjen AKSHI, duke e shtrirë hetimin përtej një institucioni të vetëm dhe drejt një skeme më të gjerë financiare.

Elira Kokona zhduk provat

Nuk ka më asnjë gjurmë nga projekti “Durana Tech Park” në faqen zyrtare e Korporatës së Investimeve Shqiptare. Çdo informacion mbi projektin “Durana Tech Park” është fshirë nga faqja pa asnjë njoftim apo shpjegim publik.

Nga verifikimet e kryera, sot në mëngjes rezulton se çdo informacion mbi këtë projekt nuk është më i aksesueshëm, ndërkohë që figuron në Google, duke ngritur dyshime serioze mbi transparencën dhe arsyet e zhdukjes së të dhënave.

A po fshihen gjurmët e një SKANDALI? Zhduket projekti “Durana

“Durana” ishte shpallur si zonë e lirë për zhvillimin e teknologjisë, me status të posaçëm ligjor dhe fiskal.

Ky status u lejonte kompanive të regjistruara si përdoruese të përfitonin përjashtime të gjera nga taksat dhe kontributet, edhe në rastet kur aktiviteti real nuk zhvillohej fizikisht në këtë zonë.

Pak ditë më parë Ahmetaj në Syri Tv, publikoi detaje të tjera tronditëse, sesi qeveria, jo vetëm u ka dhënë tendera sekret Ermal Beqirit dhe Ergys Agasit, por njëkohësisht ka krijuar edhe kushtet që këto kompani të përjashtohen nga pagesa e taksave, duke u regjistruar si biznese në qendrën DURANA në Xhafzotaj.

A po fshihen gjurmët e një SKANDALI? Zhduket projekti “Durana

Ahemtaj u shpreh se janë 46 kompani të teknologjisë së informacionit, që edhe pse janë regjistruar në “parajsën fiskale” në Xhafzotaj për të shmangur pagesën e taksave, zyrat reale të tyre i kanë në zemër të Bllokut.

Deri tani nuk ka asnjë reagim zyrtar nga Korporata e Investimeve Shqiptare apo nga drejtuesja e saj, Elira Kokona, për arsyet e zhdukjes së informacionit mbi “Durana Tech Park”./Skyweb