I tha prezervativ, Fred Lela i përgjigjet Shpend Gashit, i kërkon debat me etikë, elegant dhe estetikë, si nisi sherri pas tryezës së Berishës

Kryesore

Publikuar: 12/01/2026

I tha prezervativ, Fred Lela i përgjigjet Shpend Gashit, i kërkon debat me etikë, elegant dhe estetikë, si nisi sherri pas tryezës së Berishës

Vijojnë përplasjet në distancë pas tryezës së Partisë Demokratike me partitë opozitare dhe shoqërinë civile duket se e ka përçarë më tej opozitën. Drejtori i komunikimit dhe zyrës së shtypit në Partinë Demokratike, Alfred Lela ka reaguar pas shpërthimit me epitetr të rënda ndaj tij nga ana e Shpend Gashit, drejtues i emisionit “Oponencë”, i cili mori pjesë në tryezën e PD-së (Berishës). Përmes një portimi në Facebook, Lela kërkon një debat me etikë, me një dimesion estetik dhe me nivel intelektual.

Për shpezë të ndryshëm, degë më delir, dhe për kallaisjet e kovaçhaneve të mendjes: Kam ndeshur disa reagime, ‘hop këtu e hop në Shkodër, me dajre me lodër’, kundër një shkrimit tim të botuar dje te Politiko.al.
Së pari, kur vjen puna te fyerjet, unë jam pajtuar me një thënie të Bernard Henry Levy “Amerika është një vend i madh, sepse aty akush nuk e ka të drejtën për të mos u fyer (MAGA-Let’s Make Albania Great Again!).
Së dyti, unë nuk e kam mend të përgjigjem, sidomos po më fyet, duke qenë, se çdo sprovë e imja publike shihet si e lidhur me Doktor Berishën dhe Partinë Demokratike, për shkak të impenjimit tim aktual profesional. Kjo më kufizon (nuk e keni idenë sa herë e mbaj dorën!), por unë gjithashtu jam pajtuar me devizën e krishterë ‘liria është te kufizimet’.
Së treti, mos harroni se, ajo që thoni kundër tjetrit, shpesh dëfton më shumë për ju, sesa për tjetrin.
Së katerti, unë nuk pengoj askënd për të hyrë dhe dalë në PD, nuk e kam këtë forcë. I vetmi pushtet që kam është ndjekja e një vetëdije etike dhe estetike, të cilat shpesh më prodhojnë armiq, por nuk kam ndërmend t’i braktis për të shtuar ‘miqtë’.
Së pesti, do të doja që reagimet tuaja të kishin të paktën elegancën e shkrimit tim, për atë se unë merrem me idenë-lini jashtë ngjyrimet stilistike dhe nevojën time për ironi-dhe jo me njerëzit ad hominem.
Por, siç thonë shqiptarët: kujt t’i djegë, le ta mbajë!
Unë do të mbaj idetë e mia, dhe kur ato të më djegin aq sa t’ia vleje sakrifica, do t’i bëj publike.
Per te tjerat, siç thotë Monika: Iu rujttë Zoti!”,
shkruan Lela.

Përlasja u provokua nga Lela, i cili një ditë më parë ka sulmuar dhe ironizuar përmes një editoriali panelistët në tryezë që kritikuan opozitën nën drejtimin e Sali Berishës.

Thënë shkoqur: kanë gojë dhe gjuhë, kanë faqe në rrjete, podcaste nëpër dhoma gjumi, japin mësim në semiuniveristetet e Tiranës apo rretheve, por nuk janë intelektualë. Pra, nuk krijojnë. Përsërisin të njëjtat klishe, të njëjtat imazhe, të njëjtën butafori të mendjes dhe veprimit. Kur e shohin se nuk ngjisin në mainstream, hidhen në tregjet e konspiracionit. Qëllimi është një: të futen në qendër përmes ekstremeve, pra jo përmes krijimit, por habishkaktimit“, shkruan Lela në portalin e tij.

Pas editorialit të Lelës, ka reaguar ashpër analisti Shpend Gashi, drejtues i emisionit “Oponencë”, i cili mori pjesë në tryezën e PD-së (Berishës). Qëndrimin kritik dhe ironizues të Lelës për disa të ftuar në takimin e Berishës, Gashi e ka kosideruar si një sulm ndaj tij.

Një person-diarre, lëtyrë e neveritshme, arsyeja që marketingu (P.R) është përtokë e që ka funksion mediatik në PD, ishte munduar të më sulmonte përmes një shkrimi! Shkrim i dobët, njëjtë si përmbajtja e tij, i cekët, malinj dhe i paburrë, me shumë mundësi i shkruar me Chat Gpt, sikurse edhe libri i tij i vetëm. Nuk mund ta bënte ndryshe, pasi një herë e një kohë ky “zonjusha velvet” që u bë burrë kur hoqi pantallonat, ishte tmerri i redaktorëve, ngaqë u duhej të ribënin shkrimin, aq idiot dhe i paaftë siç ishte dhe është. Në privat, ia kam çuar mesazhin te vrima që e meriton! Në publik, po e përmbaj veten se ma kanë kërkuar shumë miq, por i them që: Ti dhe ata/ato të tjerë që pengojnë, zhurmojnë, largojnë opozitarët e vërtetë, ju vjen dita dhe nata bashkë… Intelektualizmin tim e tregojnë njerëzit që më vijnë në podcast, shkencëtarë, pedagogë 40 vite, autorë dhe audienca e mrekullueshme, kurse këtij prezervativit shumëpërdorimshëm, në botimin e vëllimit poetik alla BALLERINA i erdhën vetëm përfaqësuesit e Departamenteve të PD-së! Shnet, vemje! Do përballemi së shpejti! Gjenetikisht superior o idiot! Fiksoje këtë! Tung!“, shkroi Gashi.