Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Lezhë-Shkodër, pranë fshatit Gocaj. Dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën. Dyshohet se dy persona janë në gjendje kritike për jetën.
Forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë për nxjerrjen e personave nga automjeti.
Të plagosurit janë transportuar menjëherë në spital. Ndërkohë policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.