Gjergj Luca uron Vitin e Ri me punëtorët e tij: Mesazh për prodhimin shqiptar dhe Shqipërinë evropiane

Aktualitet

Publikuar: 30/12/2025

Gjergj Luca uron Vitin e Ri me punëtorët e tij: Mesazh për prodhimin shqiptar dhe Shqipërinë evropiane

Biznesmeni i njohur Gjergj Luca ka publikuar një video së bashku me punëtorët e kompanisë “Rozafa”, ku përcjell një mesazh urimi për Vitin e Ri, duke vënë theksin te puna, prodhimi dhe vlerat shqiptare.

“Në Rozafa punojmë, prodhojmë, eksportojmë, fitojmë, debatojmë, protestojmë, vallëzojmë dhe gëzojmë… Gëzuar Vitin e Ri me prodhime shqiptare, gëzuar Shqipëria evropiane!”, shprehet Luca në mesazhin e tij.

Videoja, e shpërndarë në rrjetet sociale, tregon një atmosferë pozitive mes stafit dhe drejtuesit të kompanisë, duke reflektuar frymën e bashkëpunimit dhe rëndësinë e industrisë vendase në zhvillimin ekonomik të vendit.

Me këtë urim, Gjergj Luca përcjell edhe një thirrje për mbështetjen e prodhimit shqiptar dhe për një Shqipëri që ecën drejt standardeve evropiane, përmes punës dhe eksportit.

https://www.facebook.com/share/v/1GedYPQVaB/?mibextid=wwXIfr