Goditet grupi që shiste lëndë narkotike në Tiranë, arrestohen 22 persona, 5 të arrestuar më herët, 6 në kërkim

Kronike

Publikuar: 24/12/2025

Goditet grupi që shiste lëndë narkotike në Tiranë, arrestohen 22 persona, 5 të arrestuar më herët, 6 në kërkim

Policia e Tiranës ka goditur një grup që shiste lëndë narkotike në kryeqytet. 33 anëtarë janë identifikuar ndërsa 22 prej tyre janë vënë në pranga.

Bëhet fjalë për shtetasit: Renaldo Dalipi, Engelbert Pjetri,Armandi Hajdini, Olsi Mici,Fatjon Cela (Çela), Xhon Boci, Laert Murataj, Artan Pullazi, Erald Sina, Blerim Mali, Gentjan Vercani, Valerjos Bushi, Olkid Hajdari, Dylber Alijaj, Angjelos Mema, Majdi Musa,Jurgen Hekurani, Erdison Gjella, Abdurahman Bollati, Klodian Rrucaj, Indri Nakaj dhe Genti Kraja.