Pas hedhjes së bombave molotov te Kryeministria, protestuesit marshojnë drejt Ministrisë së Brendshme

Kronike

Publikuar: 22/12/2025

Pas hedhjes së bombave molotov te Kryeministria, protestuesit marshojnë drejt Ministrisë së Brendshme

Protestuesit e PD kanë nisur të shpërndahen.Pas mbylljes së fjalimit të Sali Berishës, u hodhën bomba molotov drejt kordonit të policisë dhe hyrjes së Kryeministrisë, por janë shuar shpejt.

Ndërkohë protestuesit janë përplasur edhe fizikisht me efektivët në tentativë për të thyer kordonët e sigurisë, por çdo gjë është mbajtur në kontroll nga policia.

Pak çaste më pas, protestuesit kanë nisur të shpërndahen nga kryeministria, duke marshuar drejt Ministrisë së Brendshme.