“Pse të kalosh ti i pari dhe jo unë?!”/ 15-vjeçari u godit me thikë në qafë. Si nisi sherri mes nxënësve të shkollës 9-vjeçare në Sarandë

Kronike

Publikuar: 17/12/2025

“Pse të kalosh ti i pari dhe jo unë?!”/ 15-vjeçari u godit me thikë në qafë. Si nisi sherri mes nxënësve të shkollës 9-vjeçare në Sarandë

Detaje të reja janë zbardhur nga sherri i ndodhur mes nxënësve në shkollën 9-vjeçare në Sarandë.

Bëhet me dije se në orët e para të mëngjesit të sotëm, 13-vjeçari, Santiago Gerdhuqi, dhe 15-vjeçari Rajan Haderi (i lënduari) janë konfliktuar në ambientet e brendshme të shkollës në oborrin e shkollës jopublike ‘Dea’.

Fillimisht sherri ka nisur me fjalë ‘pse të kalosh ti i pari dhe jo unë’. Pas kësaj përplasje, 13-vjeçari Gerdhuqi ka nxjerrë thikë dhe ka qëlluar 15-vjeçarin në pjesën e qafës.