Salianji kundër Berishës: Rruga e duhur janë revoltat, jo foltoret para Kryeminisrisë

Politikë

Publikuar: 13/12/2025

Salianji kundër Berishës: Rruga e duhur janë revoltat, jo foltoret para Kryeminisrisë

Demokrati Ervin Salianji ka dalë hapur kundër linjës së ndjekur nga Sali Berisha, duke theksuar se Partia Demokratike duhet të fokusohet te protestat dhe revolta qytetare, e jo te foltoret para Kryeministrisë.

“Është momenti që të fokusohemi tek protesta, tek revolta, përballja me qeverinë, te dëgjesa e çdo shqetësimi qytetar. 

Nëse nuk jemi të aftë t’i përkthejmë në energji shqetësimet e demokratëve, do ta kemi të vështirë siç po e kemi për të bërë protesta.

Rruga e duhur janë revoltat, jo foltoret para Kryeministrisë. Shpresoj që kjo të jetë vendimmarrja e kryesisë i kam thënë në çdo mbledhje e do i them sërish. Kam qenë në çdo protestë dhe i jam nënshtruar vendimmarrjes së partisë”, – u shpreh Salianji para nisjes së mbledhjes së kryesisë së PD.