Flamur Noka e quan “injorant”, Taulant Balla: Pa dalë ai nuk ka seancë sot

Kronike

Publikuar: 11/12/2025

Flamur Noka e quan “injorant”, Taulant Balla: Pa dalë ai nuk ka seancë sot

Punimet në Parlament u ndërprenë vetëm pak minuta pasi kishin nisur, për shkak të një debati në distancë mes Flamur Nokës dhe Taulant Ballës. 

Teksa kreu i grupit parlamentar socialist po fliste, Noka iu drejtua me fjalën “injorant”. 

Balla kërkoi ndërprerjen e seancës derisa Noka të dalë nga salla duke thëne “pa dalë ai nuk ka seancë sot”.

Gjatë seancës është parashikuar të votohet emri i Avokatit të ri të Popullit, proces që ka shkaktuar debate mes palëve.

Një ditë më parë, PD tërhoqi firmat që kishte dhënë në mbështetje të disa kandidatëve për këtë post, por PS i kaloi të gjithë në seancë, duke thënë se miratimi tashmë ishte marrë. 

Më herët, gjatë fjalës së tij, Balla i ironizoi demokratët për situatën e krijuar për Avokatin e Popullit.

“Njëri i bie patkoit, e tjetri gozhdës. Asnjeri nuk ka sqaruar se përse kjo çështje duhet të ikë nga rendi i ditës. 

Dëgjova batuta, tallje, njëri fliste për lepuj, por po hytë te lepujt duhet të flisni edhe për zagarët. 

Se lepurin në pritë e nxjerr zagari. Po i hytë këtij diskutimi bujrum se do t’ju lexoj unë listën”, tha ai.