Atentat rivalit të Aldo Bares në Lushnjë, u qëllua në afërsi të spitalit! Gjendet mjeti i djegur i autorëve

Kronike

Publikuar: 25/11/2025

Atentat rivalit të Aldo Bares në Lushnjë, u qëllua në afërsi të spitalit! Gjendet mjeti i djegur i autorëve

Një atentat ka ndodhur në qytetin e Lushnjës. Burime për Report Tv bëjnë me dije se është qëlluar në drejtim të një makine në afërsi të spitalit të Lushnjës.

Shënjestër e atentatit ka qenë Julian Sula, rival i grupit të Aldo Bares. Ai dyshohet edhe për vrasjen e nipit të Aldo Bares.

Autorët kanë qenë me makinë dhe kanë qëlluar në drejtim të mjetit të shënjestrës. Pak minuta më pas , mjeti i autorëve është gjetur i djegur në fshatin Lifaj.

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes. Deri më tani asnjë person nuk është paraqitur në spital për të marrë ndihmë mjekësore. 
/Shqiptarja.com