Prej disa ditësh, një deklaratë e gazetarit Almer Toska, se një deputet i PD dhe shumë i afërt me Sali Berishën, ka biseduar me Evis Berberin për pagesa në protestën e gjatë para bashkisë Tiranë, ka shkaktur zhurmë dhe revoltë mes demokratëve.
Emrat të cilët janë lakuar më së shumti si bashkëpunëtorë dhe të paguar nga ushtari i Belunda Ballukut, kanë qenë Belind Këlliçi dhe Flamur Noka. Por këtë të dielë vetë gazetari Toska ka bërë një sqarim publik, duke konfirmuar se bëhet fjalë vetëm për Belind Këlliçin.
SQARIM PUBLIK
Ditët e fundit është përhapur një keqkuptim i madh lidhur me emrat e personave që figurojnë në komunikimet e përmendura në materialet e dosjes së njohur si dosja e Evis Berberit. Për të shmangur çdo lloj konfuzioni dhe për të mos u implikuar padrejtësisht individë që nuk rezultojnë pjesë e këtij komunikimi, kam detyrimin të bëj këtë sqarim.
Nga materiali që ndodhet në dosje dje sipas bisedave që bëhen aty, rezulton qartë se nuk është Flamur Noka ai që komunikon në grupin e WhatsApp-it. Në atë grup, sipas identifikimeve që shfaqen nga një numër belg komunikimi i atribuohet Evis Berberit dhe Belind Këlliçit.
Prandaj, për hir të së vërtetës dhe korrektesës publike, duhet bërë e qartë se Flamur Noka nuk është pjesë e atij komunikimi, dhe çdo përfshirje e emrit të tij në këtë kontekst është e pasaktë.
Transparenca, qartësia dhe verifikimi i informacionit janë të domosdoshme, sidomos kur bëhet fjalë për reputacionet e njerëzve.
https://www.facebook.com/reel/876433035554251/?mibextid=ZZyLBr