Debate në Komisionin për Çështjet e Brendshme/ Noka e ofendon, Çuçi kërkon përjashtimin e deputetit të PD-së me 10 ditë

Politikë

Publikuar: 17/11/2025

Debate në Komisionin për Çështjet e Brendshme/ Noka e ofendon, Çuçi kërkon përjashtimin e deputetit të PD-së me 10 ditë

Debatet nuk munguan në komisionin për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes, ku sërish protagonist u bë deputeti i PD-së, Flamur Noka. 

Kryetari i Komisionit, Bledi Çuçi ndërpreu mbledhjen pas debateve me deputetin demokrat Flamur Noka, i cili për disa minuta foli pa mikrofon dhe e ofendoi.

Çuçi kërkoi përjashtimin e Nokës me 10 ditë për fyerje të kryetarit të komisionit dhe më pas mbyll mbledhjen.

“Kërkoj përjashtimin me 10 ditë, për ndryshe do të merren masa.”, tha ai.