Policia e Shkodrës ka identifikuar dhe arrestuar autorët të cilët dyshohet se qëlluan të shtunën ndaj automjetit të Edison Tiranës dhe më pas e goditën me sende të forta.
Policia e Shkodrës ka arrestuar Gjovalin Gjekaj dhe Pëllumb Gjekaj, banues në Malësinë e Madhe ndërsa është shpallur në kërkim dhe nipi i tyre.
Këto shtetas dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri drejt automjetit të Edison Tiranës dhe pasi ka ndaluar, e kanë rrahur atë duke i shkaktuar plagë në trup dhe në kokë.
I gjithë konflikti dyshohet se ka ndodhur për shkaqe banale.
Vëllezërit Gjekaj kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të 42-vjeçarit Tirana i cili ka humbur kontrollin dhe është përplasur në pikën e karburantit. Me pas ai ka tentuar të largohet por është kapur nga vëllezërit Gjekaj që më pas dyshohet se e kanë goditur me sende të forta .
42-vjeçari Edison Tirana ka marrë ndihmën e parë në spitalin rajonal të Shkodrës dhe është larguar për në banesën e tij.
Policia po vijon hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje.