Spartak Ngjela ka komentuar sulmet e Sali Berishës, ndaj ambasadorit të Bashkimit Europian në Tiranë. Sipas Ngjelës, Berisha ka mbetur një njeri provincial.
“Berisha mbeti një provincial katundi dhe me inate të një shoqërie mesjetare.
Psikologjia moderne e pushtetit politik na ka thënë që intelekti i sëmurë, si dëshirë patologjike për pushtet, e çorienton pushtetarin deri në krim apo dhunë ndaj kundërshtarit politik.
Si mund ta fyejë një ambasador të një vendi evropian perëndimor, një individ që nuk ka dalë dot ende nga egërsia e sjelljes primitive mesjetare të një katundi shqiptar të izoluar?!
Kurse tani dihet si e provuar historikisht që, inati primitiv në qytetërimin perëndimor, sot quhet patologji.
E pra, na duhet të themi se: paradigma e pushtetit politik patologjik, si sëmundje, kuptohet se në Shqipëri është ende e pranishme si një tendencë politike për pushtet”, thotë Ngjela.