Atentati në Rinas/ Si paraqitet gjendja e Muçi Shaljanit që mori 10 plumba, 2 prej tyre në kokë

Kronike

Publikuar: 12/11/2025

Atentati në Rinas/ Si paraqitet gjendja e Muçi Shaljanit që mori 10 plumba, 2 prej tyre në kokë

Burime nga Spitali i Traumës bëjnë me dije se i plagosuri Muçi Shaljani allias Sheqeri vijon të ndodhet i intubuar në repartin e reanimacionit, në gjendje të rëndë. 40-vjeçari mori 10 plumba në trup, 2 prej të cilëve në kokë.

Policia e Tiranës ka këqyrur kamerat e bizneseve dhe të aeroportit për të parë lëvizje të dyshimta për persona të tjerë që mund të kenë pasur rol për të informuar autorët që ndodheshin brenda automjetit tip Toyota, të cilët ishin të ndaluar te rrethrrotullimi dhe po prisnin viktimën dhe shokun e tij që mbeti i plagosur rëndë.

Po verifikohet për të gjitha mjetet e tjera apo njerëzit që kalojnë disa herë te porta dalëse e aeroportit, ku të skeduar janë ata njerëz që kanë qëndruar më gjatë dhe janë larguar sapo kanë dalë Gilmando Dani dhe Muçi Shaljani.