Kur do të dalin rezultatet e zgjedhjeve në pesë bashkitë? Ja si përgjigjet Celibashi

Politikë

Publikuar: 09/11/2025

Kur do të dalin rezultatet e zgjedhjeve në pesë bashkitë? Ja si përgjigjet Celibashi


Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, gjatë konferencës për mediat u pyet se kur do të dalin zgjedhjet në pesë bashkitë.

Ai tha se procesi i numërimit të votave pritet të përfundojë mesditën e së hënës.

Ka një parashikim KQZ se kur del rezultati zyrtar për pesë bashkitë?

Qartazi varet nga pjesëmarrja, por nëse do jetë pak a shumë ajo e vitit 2023, do ta përfundojmë procesin e numërimit në mesin e ditës së hënë”, tha Celibashi.