Kandidati për kryetar bashkie i PS: “Berati do të bëjë zgjedhjen e duhur”

Politikë

Publikuar: 09/11/2025

Kandidati për kryetar bashkie i PS: “Berati do të bëjë zgjedhjen e duhur”

Kandidati i PS për kryetar bashkie në Berat i bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të dalin dhe të votojnë sot.

Në një prononcim për mediat pas votimit, Ervin Ceca tha se “qytetarët e Beratit do të bëjnë zgjedhjen e duhur”.

“I bëj thirrje qytetarëve të Beratit ti bashkohen këtij procesi, ti drejtohen kutive të votimit dhe të shprehin vullnetin e tyre.

Jam i bindur që qytetarët e Beratit do të bëjnë zgjedhjen e duhur”

I pyetur për një parashikim të rezultatit, ai tha se “do të jemi në të njëjtat shifra në zgjedhjet e kaluara, ku fitues ishte Ervin Demo”