Në gjyqin ndaj Plaurent Dervishajt dhe Julian Meçaj, Prokurori i SPAK Adnan Xholi lexoi deklarimet e një dëshmitari okular që ka parë automjetet që u përdorën në atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja dhe Aleksandër Lahos në 1 nëntor 2019, ngjarje ku humbi jetën shoferi Andi Maloku. Dëshmitari ishte thirrur në gjyq por ai nuk është gjendur pasi është larguar nga territori shqiptar, ndaj prokurori lexoi deklarimet e tij dhënë pas ngjarjes para Oficerit të Policisë Gjyqësore.
“Dy makinat ndaluan dhe pashë që personat që dolën filluan të debatojnë. Njëri që kishte thikë në dorë i tha ‘Pse se mbarove punën, do ta pres fytin te…robt’”.
Prokurori i Spak Adnan Xholi lexoi edhe deklarimet e dhëna nga Aleksander Laho pas ngjarjes ku ai mbeti i plagosur. Edhe “Rrumi” nuk është gjetur për t’u thirrur si dëshmitar pasi ai është person i shpallur në kërkim.
Çfarë tha “Rrumi” pas atentatit nq 1 qershor 2019.
“Para atentatit ishim për drekë me Arjan Ndojën dhe Enver Shabën e një shok të tij. Kur u nisëm kam parë një vajzë me emrin Lusi që e njihja në trotuar, e cila shikonte nga ne dhe pastaj ajo hipi në një automjet me një zyrtar të hipotekës”.
Plaurent Dervishaj: Dëshmitarët duhet të vijnë në sallë të na shohin a jemi ne ato personat te Benzi.
Për “Rrumin”, zoti prokuror i beson asaj dëshmie apo jo?
Julian Meçaj: Ç’punëe kanë këto dëshmitarë me procesin tim. S’e kuptoj.
Për këtë process, SPAK ka kërkuar si dëshmitar edhe disa persona të tjerë, ndër to edhe Luan Matën, babain e Ervin Matës.
Mbrojtja e të pandehurve kërkuan thirrjen e shtetases Lusiena Kola si dëshmitare në proces.