GJKKO shpall vendimin për Alqi Bllakon

Kronike

Publikuar: 04/11/2025

GJKKO shpall vendimin për Alqi Bllakon

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar shpalli sot vendimin për ish-deputetin Alqi Ballko, i akuzuar për korrupsion pasiv në lidhje me çështjen e inceneratorit të Tiranës.

Trupa gjykuese ka shpallur të fajshëm Ballkon, duke e dënuar me 4 vite burg, në kuadër të gjykimit të shkurtuar.

Pas reduktimit të dënimit, ai do të vuajë një dënim prej 2 vite e 8 muaj burg. Përveç kësaj, Ballkos i është hequr e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 5 vitesh.