Masakroi me thikë të atin, policia rrethon fshatin Shkallnur në Durrës: I riu me probleme të shëndetit mendor, është arratisur

Kronike

Publikuar: 28/10/2025

Masakroi me thikë të atin, policia rrethon fshatin Shkallnur në Durrës: I riu me probleme të shëndetit mendor, është arratisur

Detaje të reja dalin nga krimi i rëndë në një familje në Durrës, ku djali 25-vjeçar masakroi me thikë babain e tij.

Përmes një njoftimi zyrtar, blutë bëjnë me dije se rreth orës 13:00, i riu Marjan Kodheli, 25 vjeç, ka qëlluar me thikë babain e tij 69-vjeçar, i identifikuar si Pjetër Kodheli.

25-vjeçari i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor, pas një debati më babain e ka goditur këtë të fundit me thikë. Fatkeqësisht Pjetër Kodheli gjeti vdekjen e menjëhershme, ndërkohë menjëherë pas krimit, autori arriti që të largohej.

Shërbimet e Policisë, menjëherë pas njoftimit, kanë shkuar në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe po kryejnë kontrolle intensive, me qëllim kapjen e 25-vjeçarit.

“Rreth orës 13:00, shtetasi M. K., 25 vjeç, dyshohet me probleme të shëndetit mendor, ka vrarë me mjet prerës (thikë), babanë e tij, shtetasin P. K., 69 vjeç, në banesën e tyre, në fshatin Shkallnur.

Shërbimet e Policisë, menjëherë pas njoftimit, kanë shkuar në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe po kryejnë kontrolle intensive, me qëllim kapjen e 25-vjeçarit. Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të rastit”, njofton Policia.