Vrasja e gjykatësit Kalaja, Çela: Të veprojmë për të përmirësuar sigurinë e magjistratëve

Aktualitet

Publikuar: 27/10/2025

Vrasja e gjykatësit Kalaja, Çela: Të veprojmë për të përmirësuar sigurinë e magjistratëve

Kryeprokurori Olsian Çela në Kuvend është pyetur edhe për sigurinë në institucionet e drejtësisë, pas vrasjes në sallën e Gjykatës së Apelit të gjyqtarit Astrit Kalaja.

Çela tha se kjo tragjedi duhet të shërbejë si nxitje për të vepruar menjëherë në drejtim të përmirësimit të masave të sigurisë.

“Nisur nga çështja që është diskutuar dhe ka të bëjë me ngjarjen e rëndë ku humbi jetën një magjistrat. Kjo lidhet edhe me gjendjen e godinave, stafet e trajnuara apo jo, sa i përket sigurisë, ka shumë vend për të përmirësuar. Ngjarja e rëndë është një nxitje për të vepruar sa më urgjentisht.

Ne kemi bërë përpjekjet tona. Besoj se disa masa janë duke u marrë, ka një bashkëpunim edhe me policinë. Kjo ka nevojë për një qasje të koordinuar dhe rikonceptim sa i përket pjesës së sigurisë së magjistratëve. Nga prokurorët ka shqetësime që ne jemi munduar tu përgjigjemi”, tha Çela.