Gjyqtarja e GJKKO-së, Irena Gjoka, është vënë nën hetim nga SPAK, pas akuzave të opozitës se ajo ka fshehur dënime të caktuara ndaj saj nga drejtësia greke.
Lajmin e konfirmoi vetë kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, teksa po raportonte në Kuvend ditën e sotme.
“Kjo çështje është në hetim paraprak dhe është regjistruar si regjistrim penal në vitin 2025. Është çështje në hetim, është në vlerësim e prokurorit që ndjek çështjen të konkludojë nëse ka vepër penale dhe më tej nëse ka të ngrejë akuzë ndaj personit të kallëzuar. Për sa kohë është nën hetim nuk mund të jap asnjë shpjegim apo të dhënë tjetër”, tha Dumani.