Kreu i Partisë Socialdemokrate, Tom Doshi, është paraqitur pasditen e sotme në Prokurorinë e Posaçme.
Ende nuk dihet arsyeja, por kjo është hera e dytë që Doshi paraqitet në SPAK. Herën e parë ishte më 24 shkurt të këtij viti, ku u pyet për rreth 90 minuta.
Pas daljes nga SPAK, Doshi tha se u pyet për zgjedhjet në Rrogozhinë në 2023, duke shpjeguar se një nga personat që ka takuar gjatë një takimi elektoral ka qenë në përgjim nga SPAK.