Flakët rrezikuan të përfshinin dy fshatra, vihet nën kontroll zjarri në Odrie

Kronike

Publikuar: 20/07/2026

Flakët rrezikuan të përfshinin dy fshatra, vihet nën kontroll zjarri në Odrie

Zjarri i rënë në Njësinë Administrative Odrie, u vendos plotësisht nën kontroll.


Flakët u shuan, duke mos lejuar përhapjen e flakëve dhe rrezikimin e fshatrave Andon Poçi dhe Hundëkuq.

Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe e konsiderueshme me pyje dhe shkurre, ndërsa dëme të tjera nuk pati.

Organet ligjzbatuese po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.