Na ndodhi një herë katastrofa, deputeti i PD: Jemi të dënuar të marrim pjesë në zgjedhje

Politikë

Publikuar: 03/10/2025

Na ndodhi një herë katastrofa, deputeti i PD: Jemi të dënuar të marrim pjesë në zgjedhje

Deputetit i PD, Besart Xhaferri, shprehet se PD është e dënuar të marrë pjesë në zgjedhjet e pjesshme lokale.

Xhaferi thotë se PD i ka ndodhur një herë katastrofa duke i bojkotuar ato, kështu që nuk do ta bëjë sërish.

“Zgjedhjet edhe kësaj radhe i menaxhon Edi Rama. Ne jemi të dënuar këtu dhe do të hyjmë në zgjedhje. Sepse ne na ndodhi njëherë një katastrofë. Kur flasim për 5 qershorin 2020, ishte sepse ne dogjëm mandatet dhe lamë dhe Bashkitë.

Ne do të hyjmë në zgjedhje gjithmonë, edhe sido që të jenë kushtet, por nuk do na ndalojë gjithmonë që mos ndryshojmë kushtet e zgjedhjeve. Tani je i dënuar për t’i bërë këto dy gjëra. Ne na vodhën mandatet, ata i morën ato mandate ekstra.- u shpreh deputeti i PD-së.