Në Gjykatën e Posaçme u zhvillua seanca e radhës për dosjen “Plumbi i Artë”.
I penduari i drejtësisë Erjon Alibej gjatë dëshmisë së tij ka hedhur dritë mbi “rolin” e Xhuliano Hoxhës në vrasjen e Emiljano Ramazanit, krim i ndodhur më 20 Korrik të vitit 2020.
Gjithashtu Alibej tregon se për Emiljano Ramzanin merrte informata nga shumë persona dhe se ai ka qenë njeri shumë i afërt me Talo Çelën dhe Miakel Qosjen.
“Nuk është që kishte një plan konkret. Emiljano Ramazani ka qenë njeri shumë i afërt i Talo Çelës, Mikael Qoses. Ka qenë njeri aktiv dhe unë kisha informacione pafund për Emiljano Ramazanin. Informacionet i merrja në rrugë te ndryshme, nga njerëz të ndryshëm. Ardjan Ccollaku, Xhuljan Hoxha më jepnin informacion si dhe shumë persona të tjerë. Kam komunikuar me Xhuljan Hoxhën që të shkonte ta ruante te palestra se rrinte shumë kohë në palestër.
Emiljano Ramazani ka qenë gjithë kohën në vëzhgim deri kur u bë ekzekutimi. Unë dhe Xhuljano komunikonim në aplikacionin Sky Ecc. Regis Runaj e njihja si informator dhe njeri shumë të afërt të vëllezërve Çopja, të Mikael Qoses. Njerëz që ishin ne vijimësi të krimeve që i kishin bërë familjarëve të mi”, tregoi Alibej.
I penduari deklaroi se ditën e ekzekutimit të Emiljano Ramazanit ka komunikuar me Xhuliano Hoxhën.
Ai theksoi se pas kryerjes së krimit, i dërgoi Nuredin Dumanit një shumë prej 80-85 mijë euro. Erion Alibej shtoi se ka qenë një vajzë me taksi, e cila ka shkuar të marrë lekët.
“Për vrasjen e Emiliano Ramazanit kam komunikuar me Nuredinin. Duhet të çoja pagesën tek rrethi tek TEG. Kam dërguar Arsen Preçin atje me 80-85 mijë euro. Mesa mbaj mend ka shkuar një vajzë me taksi atje, që ka marrë lekët. Xhulianon e kam paguar gjatë gjithë kohës”, tha Alibej.
Pas vrasjes së Ramazanit, Erjon Alibej tregon se ka marrë mendim nga Nuredin Dumani për vrasjen e Regis Runajt dhe se vrasja do të kryhej nga Xhuljan Hoxha me thikë për të mos shkaktuar zhurmë.
“Për ekzekutimin e Regis Runaj, vendimin e kam diskutuar me Nuredinin. I dërgova dhe një mesazh Xhuljan Hoxhës, sepse ai më është vetëofruar për ekzekutimin e Regisit. Urdhrin për ekzekutimin e Regis Runaj e dhashë unë duke marrë dhe mendimin e Nuredin Dumanit, komunikonim bashkë. Pas vrasjes së Emiljano Ramazanit komunikova me Nuredinin. Xhuljan Hoxha do kryente vrasjen e Regis Runaj.
Kur morëm OK për ekzekutimin e Regis Runaj, i thash mundohu ta bësh me thikë mos të bëhej zhurmë. Dhe kështu veproi. Nuk e kam ndihmuar Xhuljan Hoxhën me sende për të kryer vrasjen, ai u dakordësua direkt. Ekzekutimin e Regis Runaj e mora vesh në radio, ose ma komunikoi Xhuljano nuk më kujtohet mirë. Xhuljano Hoxhën e takova dy ditë pas vrasjes, sepse ai atë natë iku me familjen në plazh”, vijoi Alibej.