Gara për bashkinë e Tiranës, Alimehmeti e kalon ‘topin’ te Tabaku, vetë pret 2027-ën

Politikë

Publikuar: 21/09/2025

Gara për bashkinë e Tiranës, Alimehmeti e kalon ‘topin’ te Tabaku, vetë pret 2027-ën

Demokrati Ilir Alimehmeti, ka folur sërish mbi mundësinë e kandidimit të tij për postin e kryetarit të Bashkisë Tiranë në zgjedhjet e pjesshme, përballë socialistes Ogerta Manastirliu.

Alimehmeti ka lënë të kuptohet gjatë një interviste në A2 se nuk do jetë kandidat i PD për Tiranën, teksa shton se është gati për garën e vitit 2027.

Insistimi që opozitën duhet ta përfaqësojë një politikan që u votua shumë në zgjedhjet e 11 majit, Alimehmeti e hedh topin te kolegia e tij, Jorida Tabaku, e cila doli më e votuara në listën e hapur.

Për ta mundur Edi Ramën, edhe në zgjedhje lokale, për demokratin Ilir Alimehmeti PD duhet të negociojë me të gjitha partitë politike opozitare.