James Rubin, ish ndihmës sekretari i Shtetit për Çështjet Publike dhe ish zëdhënësi i Sekretares Amerikane të Shtetit Madeleine Albright kritikoi këtë të martë në ditën e tij të dytë si dëshmitar mbrojtës, Dhomat e Specializuara të Prokurorisë së Hagës duke thënë se nuk arrin të kuptojë se përse ish krerët e UÇK-së Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi kanë qëndruar në paraburgim për 5 vjet pa filluar ndjekja penale ndaj tyre.
Ndërkohë, kryeministri Edi Rama ka ndarë në facebook një pjesë nga dëshmia e Rubin, teksa shkruan se ky proces shtangës po njollos drejtësinë ndërkombëtare.
“LIRIA KA EMËR
Nga dëshmia e ish-Ndihmës Sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin, në Hagë ku një proces shtangës ka njollosur keq drejtësinë ndërkombëtare…”, shkruan Rama