Gentian Sadiku, përmes një dyqani me nipt L42314005A, ka përfituar gjatë dhjetë viteve të fundit 120 tendera publikë me vlerë miliona euro, me perspektivë për të hyrë edhe në tendera me vlerë të madhe.



Gjatë pesë viteve të fundit, në llogarinë e Gentian Sadikut kanë kaluar rreth 2.5 milionë euro, në zbatim të kontratave publike për furnizimin e institucioneve publike me uniforma, veshje pune, këpucë, atlete etj.

Në fund të vitit të kaluar, Kontrolli i Lartë i Shtetit përfundoi një raport auditimi të veprimtarisë së Akademisë së Sigurisë.
Sipas KLSH-së, Gentian Sadiku furnizonte me veshmbathje Akademinë e Policisë në letra sikur e kishin origjinën nga Evropa, por në fakt i blinte në vendet aziatike, me cilësi shumë të dobët.

