Djali i biznesmenit Irfan Hysenbelliu, Fatmir Hysenbelliu, të cilit Tatimet i sekustruan disa ditë më parë 8 makina luksoze në kuadër të mbledhjes së deryrimeve tatimore, është një nga mbështetësit dhe organizatorët e protestave për rrëzimin e qeverisë Rama. Krahas mbështetjes publike, Fatmir Hysenbelliu mësohet se është angazhuar duke mobilizuar në protestë punonjësit pranë kompanive të Fanes, përfshirë edhe gazetarët.

Pas shembjes së Prestige Resort, dëbimit të News 24 nga godina shtetërore në Shkozë dhe bllokimit të llogariave banakre të Birra Korçës, Rama ka vijuar ndëshkimin ndaj Fanes teksa duket se ka urdhëruar të vetët që të zbatojnë kuadrin ligjor për të mbledhur detyrimet tatimore të papaguara nga Irfan Hysenbelliu. Bëhet fjalë për 6.4 milionë euro detyrime të papaguara. Ndërkaq, mes automjeteve të sekuestruara nga Tatimet janë marka të njohura botërore si McLaren, Mercedes-Benz dhe BMW, të përdorura nga Fatmir Hysenbelliu.
Ndërkaq, në ditën e shatë, në mbështetje të protestës është deklaruar edhe kreu i PD-së Sali Berisha, ndonëse parulla domunuese e protestave ishte ‘Rama n’burg, Berisha n’burg’. Në mbështetje të protestës është pozicionuar edhe Ilir Meta, në burg për korrupsion dhe pastrim parash, përmes Tedi Blushit, i cili tha sot se reagimi qytetar nuk lidhet thjesht me mbrojtjen e mjedisit, por përfaqëson një revoltë të gjerë kundër qeverisjes së Edi Ramës, korrupsionit dhe kapjes së shtetit.
Ka pretendime se pas protestës fshihen qarqe greke, ruse, serbe dhe iraniane, Behgjet Pacoli, segmente brenda PS-së, rryma të ndryshme vendase etj., por për secilën teori mungojnë provat. Me shumë gjasë, fryma e protestës është shkarkimi i një zemërimi publik jo vetëm kundër keqqeverisjes, por ndaj klasës politike në tërësi.