Berisha tenton sabotimin e protestës pasi Rama i dha Shkëlzenit kullën 260 metra te Pallati i Kongreseve

Kryesore

Publikuar: 07/06/2026

Berisha tenton sabotimin e protestës pasi Rama i dha Shkëlzenit kullën 260 metra te Pallati i Kongreseve

Nga Adriatik Doçi

Ka 13 vite që mban Edi Ramën në pushtet përmes ‘revulucionit paqësor’, hapjes e mbylljes si firzamonikë të partisë, zbulimit të armiqve të brendshëm dhe ‘rezistencës heroike’ duke përfituar kulla nga qeveria, koncensione dhe haraç nga oligarkët. Në ditën e tetë të protestave më masive, spontane, qytetare, evropiane dhe artistike në historinë pluralizimit në Shqipëri, të cilat ç’është e vërteta kanë sëkëlldisur pushtetin, Sali Berisha hedh çunin e Fahriut me grupin e molotovit, flamurin pa shkop dhe deputetë të tij që kanë tjetërsuar qindra hektarë tokë në Gjirin e Lalzit për të ndyrë, deformuar dhe sabotuar protestën.

Po pse Sali Berisha fillimisht sulmoi protestuesit si sorosianë dhe mjeranë, më pas e mbështeti dhe sot vendosi t’i bashkohej protestës, pankarta dominuese e të cilës është ‘Rama n’burg, Berisha n’burg’?

Mmetamorfoza e Sali Berishës në raport me protestën mund të shpjegohet me një zhvillim të ditëve të fundit. Në dy qershor, që përkon me ditën e dytë të protestës, projekti i “Herzog &de Meuron Basel Ltd” u shpall fitues nga qeveria për rikualifikimin për ndërtimin e një kulle 260 metra të lartë te Pallati i Kongreseve, një investim qindra milionë euro. Kulla, e cila do të lidhet funksionalisht me godinën aktuale të Pallatit të Kongreseve, do të ketë karakter multifunksional për hotel dhe zyra.

Nuk është sekret që pas projektit qëndron Shkëlzeni, përmes një prestanome të tij, i cili çuditërisht del pronar tokash nga Velipoja në Ksamil. Në rrethet politike dhe mediatike, projekti për rikualifikimin e Pallatit të Kongreseve quhet ‘Kulla e Zenit’. Pas kullave në qendër, në ish Bllok dhe pranë Parkut të Liqenit, gjithnjë përmes maskës së tij, Shkëlzeni do të ndërtojë me para të dyshimta edhe kullën te Pallati i Kongreseve.

Nëse dhëndri zëhollë, me mbi 50 pasuri me vlerë dhjetëra milionë euro, qëndron pas ndërtimit të disa komplekseve pallatesh nga Tirana në Pogradec, përfshirë 19 kulla në pronën publike të tjetërsuar ish Klubi Partizani, Shkëlzeni qëndron pas kullave kryesore që qeveria Rama ka miratuar gjatë 10 vitet e fundit në Tiranë, duke u kamufluar pas tre biznesmenëve.

Nisur nga këto interesa të fuqishme familjare, metamorfova e Sali Berishës jo vetëm duhet kuptuar, por nuk është çudit që në ditët në vijim të shfaqet te shkallët e Kryeministrisë, në ballë të protestës me moton ‘Rama n’burg, Berisha n’burg’.